Një zonë prej 1.2 hektarë pyll dhënë një kompanie private për ndërtim është bërë shkas që banorët e zonës tek "Plepat e Brukës", në Laknas të bashkisë së Kamzës, të ngrihen në protestë. Banorët pretendojnë se një kompani private në pronësi të Bledar Dacit, do të presë pyllin pranë kësaj zone dhe të ndërtojë aty tre thertore derrash.
Kompania në fjalë shoqërohet me polici private dhe me policinë e shtetit, për të kryer aktivitetin sipas projektit që ka nisur pasi pretendon se i ka të gjithë dokumentet e nevojshme. Banorët tregojnë se leja për këtë ndërtim është dhënë nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tre ditë para se të bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, ku bashkinë e Kamzës e fitoi Rakip Suli i Partisë Socialiste.
Ndër të tjera banorët shprehen se këtë tokë e kanë zënë tre persona që duan të ndërtojnë stallë e thertore derrash, por nga ana tjetër vëllai i pronarit që tashmë ka këtë tokë me letra, shprehet se aty nuk d të bëhet stallë derrash por një restorant dhe një fermë agroturismi.
Banorët kanë kundërshtuar me forcë punëtorët e kompanisë dhe kanë thënë se nuk do ta lirojnë pyllin që ata vetë e kanë mbjellë prej më shumë se 100 vitesh. Sipas pretendimeve të tyre kjo tokë nuk mund të jepet për ndërtim pasi është tokë shtetit dhe është në breg të lumit. Në protestën e banorëve nuk kanë munguar as tensionet, ku dy grave u ka rënë të fikët dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës për tu ardhur në ndihmë.
Nga ana tjetër banorët shprehen se i kanë shkuar disa herë në zyrë Xhelal Mziut për këtë problem por për sa kohë që ishte ende në krye të bashkisë së Kamzës nuk i ka pritur. Po kështu banorët deklarojnë se kanë marrë edhe një premtim nga kryetari i ri, Rakip Suli i cili u ka thënë se kjo çështje do të zgjidhet por deri më tani situata vijon të jetë e njëjtë.
Kryebashkiaku Rakip Suli tha për Report Tv se nga e hëna do të nxjerrë një urdhër për ndërprerje të punimeve derisa të verifkohet leja.
VIDEO/LIVE
"U bën që tre vjet. I shikoj njerëzit ktu çdo ditë. Dhe marr vesh se duan të bëjnë këtë. I bëj thirrje Xhelal Mziut të jetë e para e fundit herë, tmos e mbledhi popullin kështu, jemi hallexhi. Ktë tokë e kemi mbyllur vete. Ne rrit këlysh e Xhelale merr qen. Na ka hy ujrat e zeza në shpi. I kam hap vetë. Në bashki na kanë thënë bëni shpinë ere. Ta harrojë Xhelal Mziu jemi të gjithë për nji e nji për të gjithë. Të heqi dorë të mos vijë më ktu. Të japi urdhër. Do të ndërtohet stalla derrash. Thertor, lejen e ka dhënë ish kryetari Xhelal Mziu. tre ditë para se me ik me 27 qershor. Ka vu edhe tabelën. Kush është burrë të vijë të thotë unë e kam zënë tokën tuaj. tre veta na kanë zënë tokën . Njëri e ka Bledar Daci." u shpreh një banore.
"Jemi mbi 250 banorë dhe ktë vend e kemi mbjellë vetë, është oksigjeni jonë. Ka mbi 100 vite. Kjo nuk është zallishte që e ka marrë nga bashkia e Kamzës e Xhelal Mziu. Nuk ka të drejtë të presi pyllin e të ndërtojë stall derrash. Kemi taku Rakip Sulin. dhe na ka thënë se për një muaj nuk do të vijnë më. Po kto kan ardh prap. Ne dinin vete të ndërtonim... Ne dum prej kryeministrit që kjo të anulohet dhe të bëhet verifikimi. Ne kët vend nuk e lëshojmë vetëm me gjak. Ky ëhstë lumi i vdekjes për ne. Kemi patur kërcënime nga pronari." ka thënë një banore tjetër.
"Deri në ditën e fundit, do ta mbrojmë me gjakun tonë. E kemi mbjellë vetë prej lumit. Kurse kta duan të sjellin tre salla derri. Xhelali ta bëjë matan lumit Xhelal mziu ka dal prej penxhereje. Tre ditë para se me ik. Është dhënë pa dijeninë e banorëve. Policia ka dy muj që po bëjnë këtë punë. Ka patur tre arrestime, sa herë kanë ardh i kanë mbajt nga 10 ore brenda." ka shtuar më pas një banorë tjetër.
Tabela e lejës së ndërtimit
Report Tv tentoi të kontaktojë me ish kryebashkiakun Xhelal Mziu, si dhe me pasardhësin e tij, Rakip Sulin. Në reagimin e tij, për gazetaren Xhensila Kodra, Suli tha se është vënë në djeni të kësaj çështje dhe se banorët kanë bërë kallëzim në Policinë e Tiranës. Po ashtu, ai sqaroi se ditën e hënë do të nxjerrë edhe një urdhër që prej 10 ditësh të mos kryhet asnjë punim, deri në sqarimin e kësaj situate, si dhe për të parë nëse leja është dhënë sipas ligjit ose jo.
Në vendin ku po zhvillohet protesta në Laknas ku banorët kanë dalë kundër një projekti që një kompani private ka marrë lejen nga bashkia e Kamzës, ka shkuar edhe vëllai i Bledar Daci i cili është pronari i kompanisë private.
Vëllai i pronarit që pretendon se ka marrë tokën në bazë të të gjitha ligjeve dhe ka të gjitha dokumentet e nevojshme shprehet se aty nuk do të bëhet stallë derrash por do të zhvillohet agriturizmi. Sipas tij në këtë ambient do të ndërtohet një restorant dhe një fermë ndërsa zona do të mbillet me pemë.
Ndër të tjera vëllai i pronarit ka deklaruar se janë vetëm dy tre familje që janë kundër kësaj dhë pikërisht ata sipas tij nxisin edhe të tjerët. Ndërsa banorët deklarojnë se toka është dhënë në mënyrë të jashtëligjshme dhe është tokë shteti, breg lumi, që nuk mund të jepet.
"Ne jemi konform rregullave. Ne nuk jemi as zaptues pronash. Po te kishte pretendime. Ne kemi bo projektin dhe nuk ka patur pretendime. Sot cohen dy veta dhe nxisin njerzit e tjerë. Kemi fol me banorët më dy tre dhe nuk kanë patur pretendime. Nuk po pretendohet këtu. Nuk do të ndotet ktu do të bëhet agroturisëm. " Ka thënë vëllai.
"Ai nuk po fshihet. ai ka ardhur por sot nuk është këtu. Jemi në të drejtësinë tonë. Jemi pajisur me të gjithë. Lejen e kemi marrë nga ish kryetari edhe me të riunkemi folë dhe është konform. Është agrotursitëm Fermë restorant dhe ambient restoranti. Nuk është stallë derrash. Ktu afër e kam shpinë. Sipas letrave është 1.2 hektar. I kam një pjesë banorësh kto nuk janë të gjithë kësaj zone, janë dy tre shpi që bllokojnë punimet Ne kemi qenë transparent dhe kemi folur me ta. Jam vetë prezent si vëllai si ai. Kam bërë një kallzim për prerjen e drurëve ktu. Ne do mbjellim trefish të pemëve. Dalin dy tre plaka të këqija aty..., jam vëllai dhe nuk marr vendime se çdo bëhet. Punonjësit nuk ikin. Unë kam bërë projektin, taksen qiranë, i kam paguar të gjithë detyrimet e shtetit." ka thënë ndër të tjera vëllai i pronarit.
Në vendin e ngjarjes ku banorët e Laknasit po protestojnë kundër vendimit të firmosur nga ish kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu për të dhënë tokën një kompanie private, ka shkuar ambulanca.
Më parë dy gra nuk janë ndjerë mirë dhe u ka rënë të fikët. Ndërkohë punonjësit e ambulancës po mundohen të marrin me barelë dy gratë që nuk janë ndjerë mirë.
Banorët vijojnë me deklaratat e tyre duke thënë se ka më shumë se 100 vjet që ata mbjellin pyllin ndërsa bashkia ka dhënë për të ndërtuar një thertore.
'Të gjithë bota duan pyjet, këta duan stallë derrash...' kështu janë shprehur disa nga banorët e Laknasit të cilët po protestojnë kundër ndërtimit të një stalle e të një thertoreje derrash në pyllin që ata kanë mbjellur me duart e tyre.
"A keni shtet? Ne do ta mbrojmë me gjakun tonë. Ktu na keni. Policia të marri makinat me gjithë punëtorë të iki." dëgjohen duke thënë banorët.
"Xhelali i ka bo letrat. Xhelali ka firmosur dhe më parë është larguar. Sot të vijë Xhelal mziu ktu. Xhelali të shkoje ta bojë thertoren në lum tjetër." shtojnë më pas banorët.
Dy persona kanë humbur ndjenjat në protestën që banorët e Lakansit po bëjnë kundër një firme private që ka marrë lejen që të ndërtojë një subjekt në tokën pranë banesave të kësaj zone. Kanë qenë një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë humbur ndjenjat në përplasjen e tyre me policinë. Banorët e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë personave në fjalë ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka ambulancë.
Banorët shprehen se tokënaty e kanë mbjellur vetë me pemë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohet stallë derrash.
Pse nuk eshte solidarizuar me ta djali i Fahriut, apo Xhelalet e opozites kane gjithmone te drejte?
Përgjigju