TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në prokurori një padi të re ndaj ish-ministrit Arben Imami, ish-shefin e Shtabit Xhemal Gjunkshi dhe ish-kreut të SHIU-t Ylli Zyla. Padia e bërë nga ana e Ministrisë konsiston në përdorimin anti-kushtetues të forcave të armatosura, padi që nuk është bërë asnjëherë në 23 vitet e demokracisë së Shqipëri ku konsiston në përdorimin e ushtrisë për qëllime elektorale si edhe për shpërdorimin e fondeve të alokuara nga qeveria. Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes nuk jep informacione të detajuara për paditë e depozituara në prokurori, burime jo zyrtare bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se akuza më e rëndë ka të bëjë me keqpërdorimin e pajisjes së përgjimit të blerë nga SHIU.
Padia për SHIU-n
Padia e parë konsiston në shpërdorimin e fondeve të alokuara nga qeveria që konsiston në blerjen e “Ëatergatit Shqiptar” pajisja e cila do të shërbente për përgjime nga forcat ushtarake shqiptare në Afganistan e Irak. Sipas kontratës së lidhur për blerjen e kësaj pajisje nga izraelitët, theksonte se trupat komando në Afganistan do ta përdornin për të përgjuar celulat terroriste. Por këtu del edhe shkelja e parë. Konkretisht për të vënë në funksion këtë pajisje duhet që shteti shqiptar të ketë frekuencë satelitore, diçka që nuk e posedon.
Veç kësaj, kjo pajisje nuk ka shkuar asnjëherë në Afganistan apo Irak dhe ka dal vetëm një herë nga Ministria e Mbrojtjes, tek trupat e KFOR-it. Krahas kësaj, për ta vënë në funksion këtë pajisje duhet gjithashtu një grup ekspertësh, grup i cili nuk është krijuar asnjëherë. Kësisoj lindin dyshimet se kjo pajisje mund të jetë përdorur për të bërë përgjime të jashtëligjshme. Një tjetër fakt interesant i zbuluar ka të bëjë me mos ekzistencën e asnjë proces-verbali në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes për përdorimin e pajisjes, fakt që sipas ekspertëve hedh dyshime për një asgjësim të dokumentacionit prej drejtuesve të SHIU-t të cilët përdornin laptopin e përgjimit.
Ekspertët kanë mbërritur në përfundimin se pajisja ka qenë funksionale pas blerjes, por sipas burimeve nuk është gjetur asnjë dokument përmes të cilit të jetë njoftuar NATO për blerjen e saj. Ajo që mund të jetë një fakt i rëndë, lidhet me zbulimin e ekspertëve për fshirjen e memories së pajisjes më 27 Qershor 2013, vetëm katër ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas tyre, ky fakt sugjeron se pajisja ka qenë në përdorim gjatë fushatës elektorale.
Ushtria në fushatë
Padia tjetër ka të bëjë me përdorimin e forcave ushtarake në fushatën elektorale. Këta zyrtarë të lartë si ish-ministri, ish-shefi i shtabit dhe ish-kreu i SHIUT kanë futur forcat e armatosura në shtrimin e rrugëve përgjatë fushatës elektorale, akuzë e cila rëndon së tepërmi ndaj FA-së.
Kjo pasi ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar më parë se FA është vënë në shërbim të pastrimit të mbeturinave urbane duke akuzuar pasardhësen e tij, Mimi Kodheli. Por këto deklarata të tij duket se shkojnë invers me padinë e depozituar në prokurori pasi sipas saj, Forcat e Armatosura janë vënë nën shërbim politik me qëllim për të përfituar sa më shumë vota nga shtrimi i rrugëve në zona rurale vetëm për të fituar sa më shumë kapital politik.
Shkrimi u publikua sot (15.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com