Dy pamje pranë Kurorës së Liqenit

Dy pamje pranë Kurorës së Liqenit

(Pamje nga Kurora e Parkut të Liqenit)

Kjo është pamja nga ballkoni i prindërve të mi në Tiranë, një nga pallatet e ndërtuara në fund të viteve ’90 jashtë kurorës së pemëve të Parkut të Liqenit. Kjo pamje është një Parajsë. Te ky ballkon është shtëpia më e bukur në botë jo vetëm se aty jetojnë të Mitë, por se Natyra ende nuk është prekur nga çmenduria e njeriut: Në çdo stinë këtu është një spektakël: Tani është radha e baletit të dallëndysheve, në vjeshtë e turtujve e në dimër cicërimat e harabelëve çamarrokë. Ky ballkon sheh nga Jugu, nga Parku i Liqenit



(Pamje e pallateve pranë kurorës së gjelbër)
 
Kjo sipër, është pamja në kurriz të pallatit ku jetojnë prindërit e mi. Nga Veriu. Ngjitur e ngjitur po ngrihen ndërtesa gjithnjë e më të mëdha. Këto ditë po shihja se si tuba gjigandë të shumëkatësisht më të lartë përfundonin në një pusetë të vockël fare, nga ato që shohim nëpër rrugë e trotuare.
Në të njëjtën zonë banon në një kat të fundit me ballkone plot lule dhe kumbulla të kuqe dhe kryebashkiaku i Tiranës zoti Lulëzim Basha. Me siguri, edhe ai nga dritaret dhe ballkonet e tij sheh kurorën e Liqenit artificial, por tamam poshtë shtëpisë së tij, aty ku ishte toka e pishave punonjës të bashkisë e kanë shtruar me asfalt e herë pas here “zhdukin” ndonjë pishë me sëpatë.
Në të njëtin vend, në kaq pak distancë, dy fotografitë tregojnë se çfarë na ka dhuruar Natyra dhe pak më tutje shija jonë dhe uria e madhe për beton. Uri që ende nuk ka mbaruar.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit