Dy persona në Golf sherr me shoferin e BMW tek rrethrrotullimi i Vorës, kërcet arma

Dy persona në Golf sherr me shoferin e BMW tek rrethrrotullimi i Vorës, kërcet arma

Foto ilustruese

Tirane- Një konflikt mes personave në dy makina në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja është regjistruar sot (24 shtator 2024) rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës

Ka patur një konflikt mes shtetasve Arbër Gurakuqi, 25 vjeç, e Ermir Labe, 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volksëagen Golf 5", dhe shtetasit të identifikuar me inicialet J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW". 

Gjatë konfliktit nga automjeti tip "BMW" dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar' informoi sot policia e Tiranës.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e personit që ka qëlluar me armë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga disa informacione por ende të pakonfimuara mësohet se të rinjt kishin caktuar me telefon Vorën si vend takim, për të sqaruar një konflikt të mëparshëm që dyshohet se kishte lidhje me një çështje borxhi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhxhxn: 24/09/2024 21:03

    Shume me rendesi marka e automjeteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament