Përse bëhet një pagesë kaq voluminoze brenda një ditë të vetme?
Pyetja mund të shtrohej edhe ndryshe: pse nuk është bërë më parë dhe gradualisht pagesa për punët e kryera, në bazë të situacioneve të raportuara nga ky institucion i pushtetit vendor? Fakt është që kompanitë kanë mbetur realisht pa lekë kryesisht si pasojë e organizimit të Bashkisë së kryeqytetit që të përqendrohen punimet sa më pranë datës së zgjedhjeve parlamentare. Në këtë rast, kryebashkiaku po vepron si partiak dhe jo si person që është ngarkuar për të plotësuar nevojat e komunitetit.
Kjo tregon se paratë janë në buxhet dhe ato nuk përdoren ashtu si duhet?
Paratë që janë disbursuar janë shumë pak, në krahasim me faturat, aq sa edhe kompanitë mezi do të jenë në gjendje të rifillojnë punimet e ndoshta do t’i ndërpresin prapë ato pas ditës së zgjedhjeve. Para në buxhet gjithnjë mblidhen, por varet se si dhe kur i përdor ato. Nuk mund të fajësohet Bashkia që ka kryer pagesa, por se pse nuk i ka kryer gradualisht ato më parë.
/Shqiptarja.com