Dy qarqet më problematike për kultivimin e kanabisit takim me OSBE-në në Shkodër

Dy qarqet më problematike për kultivimin e kanabisit takim me OSBE-në në Shkodër

Vlora dhe Shkodra takim me OSBE

Dy prej qarqeve më problematike për kanabisin Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri, takim ky që u zhvilluar në Shkodër.  

Në këtë takim kanë qenë, Prefektet e dy qarqeve dhe drejtuesit e policive, por edhe përfaqësues të Bashkive të cilat kanë pasur numrin më të madh të parcelave më lëndë narkotike.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u shpreh se ka qenë mosbesuese ndaj policisë ndërsa u shpreh se pavarësisht rezultateve pozitive në 2018-ën ende ka probleme sa i përket kultivimit të hashashit në zonën e saj.

Unë kam bërë një pyetje dhe kam dashur të marr një përgjigje dhe vazhdoj që ta bëj gjithmonë. Sa e besueshme është policia për të vepruar? Unë e para kam qënë shumë mosbesues ndaj policisë së Shtetit. Sigurisht që ndërtimi i besueshmërisë është pikë kyçe për suksesin. Një ndër problemet më të mëdhaja kanë qënë instrumentat ndihmëse. Drejtoritë e Policisë kanë nevojë për instrumenta pune. Ka shumë për tu bërë. Drejtoritë e Policisë duhet të promovohen. Qarku i Shkodrës këtë vit ka pozitivitet, ndonëse Shkodra po goditet nga grupet kriminale.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër

Drejtori i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si rezultati më i mirë në 20 vite në luftën antikanabis.

Rastet e evidentuara dhe goditja që i është dhënë besoj që i ka kaluar pritshmëritë tona. Për 20 vjet ky ishte rezultati më i mirë por që duhet të na bëjë që ta çojmë drejt zeros kultivimin e kanabisit. Planet tona kanë funskionuar jashtëzakonisht mirë. Ajo që ka qënë për t’u evidentuar këtë vit është se kemi qënë bashkë të gjithë në luftën kundër kultimit. Kemi pasur një bashkëpunim të veçantë me komunitetin, kanë ofruar informacionin e duhur dhe të saktë. Apel për fermerët që t’i drejtohen kultivimit të produkteve që kemi pasur në shekuj dhe traditë dhe jo atij të kanabisit.  

Vehbi Bushati, Drejtori i Policisë së Shkodrës

Policia Vendore e Shkodrës gjatë këtij viti deri më tani ka asgjesuar 88 parcela me kanabis dhe 3841 bimë narkotike që ishin të kultivuara.

Këto rezultate të policisë u bënë të ditura nga përfaqësuesi në prefekturën e qarkun Shkodër gjatë takimit të organizuar nga OSBE me qarqet Shkodër-Vlorë për luftën kundër kanabisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital