Pas audicionit të MasterChef Albania figura e tij u mediatizua aq sa të gjithë e njohin si ekspert i gatimeve. Chef Sokoli ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në A1 Report për të ndarë eksperincën e tij jo më si një gjykues i gatimeve të konkurrentëve të MasterChef por në përgatitjen e dy recetave të tij.
Të gjithë Chef-at e kuzhinës kanë sekretet e tyre në recetat që përgatisin, por Sokoli dëshiron që t`i përcjell ato tek të gjitha amvisat për të rritur shkallën e kulinarisë. Recetat që u përgatitën nga Chef Sokoli nuk mund të mos ishin të veçanta. Ai përgatiti dy pjata me gatime të ftohta.
Receta e parë ishte panakota e cila u përgatit ndryshe nga ajo e zakonshmja ndërsa e dyta ishte fileto salmoni. E veçanta e panakotës së Chef Sokolit ishte pasi asaj iu shtua borziloku dhe kështu forma dhe ngjyra erdhën ndryshe po ashtu dhe shija.
Në këndin e Kuzhinës ku zonja Tefta me Eneidën prezantojnë dhe gatuajnë receta të ndryshme dhe të reja përcjellin edhe këshilla që janë të domosdoshme për të gatuar receta sa më të shijshme.
Po kështu edhe Chef Sokoli ishte shumë i kujdesshëm për të përcjellë të gjitha këshillat e tij në kombinimin e produkteve për të krijuar recetat e tij.
Receta e parë: Panakotë
Borzilok
Qumësht
Pana të ëmbël
Sheqer
Xhelatinë
Mascarpone
Fruta pylli
Lule
Mjalt
Vanilje
Biskotë
Receta e dytë: Fileto Salmoni
Fileto Salmoni i marinuar
Vaj ulliri
Majdanoz
Spinaq
Ujë
Valeriana
Fije qepe
Rrepë e kuqe
Vezë peshku 2 lloje
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)