Një tjetër shqiptar, i identifikuar me emrin Aleks Burreli 48 vjeçar, u shpall në kërkim nga policia vendase i dyshuar si i përfshirë në atentat. Policia vendëse shpërndau foto të tij, pasi dyshon se ai ishte atentatori i dytë, ndërsa në ngarkim të tij ka edhe një urdhër arresti.
(Autori i dyshuar për vrasjen e bosit të mafies qipriote, Aleks Burreli)
Sulmi ndodhi rreth orës 10:30 në rrugën Katalymaton, një distancë e shkurtër nga një vend, ku katër vjet më parë, në të njëjtën ditë, u qëlluan pesë persona për vdekje. Viktima e synuar në këtë sulm dyshohet se ka qenë Fanos Kalopsiditis, i cili është mes të vrarëve.
Babai plak i Kalopsidiotis u vrarë dy vite më parë në një tjetër atentat të ngjashëm të bandave kriminale. Viktima dyshohet se është një nga kapot e mafies qipriote.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)