Dy standardet/ SPAK u bllokon pasurinë dhe i çon për gjykim, Prokuroria e Tiranës zvarrit prej 20 muajsh dosjet e gjyqtarëve e prokurorëve të kallëzuar për fshehje pasurie

Dy standardet/ SPAK u bllokon pasurinë dhe i çon për gjykim, Prokuroria e Tiranës zvarrit prej 20 muajsh dosjet e gjyqtarëve e prokurorëve të kallëzuar për fshehje pasurie

Një kallëzim i avokatit Fran Dashi, në prill 2020, për 20 ish gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të ndryshme, ka nxjerrë në pah ndryshimin e madh mes SPAK dhe prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm, sa i takon goditjes së praktikave abuzive në gjyqësor, një kërkesë kjo tashmë e SHBA-BE për autoritetet shqiptare. Kallëzimin penal për fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, shpërdorim detyre etj., avokati Fran Dashi e referoi në SPAK. Ndërkaq, SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.

SPAK referoi në prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm subjektet e tjera të kallëzuara si për ish kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, ish prokurorët Fatmir Lushi, Besnik Cani, Ferdinad Elezi dhe Besa Nikëhasani, si dhe ish gjyqtarët Luan Dervishi, Marina Rraboshta, Besim Trezhnjeva, Arjan Balliu dhe Ema Gashi. Këto subjekte nuk ishin në kompetencë të SPAK në bazës të përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Po çfarë ka ndodhur?

SPAK mori nën hetim të gjithë ish anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë për fshehje pasurie. Kërkoi sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Bashkim Dedes dhe Shkëlzen Selimit, kërkesë e cila u pranua nga Gjykatat e Posaçme. Me kërkesë të SPAK është dënuar me vendim të formës së prerë me 1.4 vite burg ish kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilit i është sekuestruar edhe një pjesë e pasurisë. Gjithashtu, me kërkesë të SPAK, është sekuestruar një pjesë e pasurisë e Fatos Lulos, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Këto ditë, SPAK pritet të çojë për gjykim dosjes e Bashkim Dedes dhe Fatos Lulos, ndërsa vijon hetimet për ish anëtarët e tjerë.

Fati i të kallëzuarve të tjerë

Edhe pse që të gjithë janë shkarkuar nga Vetingu për mosjustifikim pasurie, janë larguar nga sistemi nga frika e Vetingut dhe janë kallëzuar për akuza të njëjta, ndryshe nga sa ka vepruar SPAK, asnjërit prej të kallëzuesve në prokurorinë e zakonshme nuk i është sekuestruar pasuria. Asnjë prej të kallëzuarve në Prokurorinë e Tiranës, Durrësit dhe prokuroritë e tjera, nuk është marrë i pandehur si dhe nuk është referuar për gjykim në Gjykatë.

Në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian thuhet se për 10 ish gjyqtarët dhe ish prokurorët e referuar në prokuroritë e Tiranës dhe të rretheve vijojnë hetimet, pra prej gati 20 muajsh.

Para se ta kallëzonte Fran Dashi në prill 2020, Komisioni i Vetingut ka referuar në prokurori ish kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fushën, që në 21 maj 2019, pas konstatimeve të problemeve serioze me justifikimin e pasurisë. Petrit Fusha dha dorëheqjen si prokuror më datë 27 shkurt të 2019, pikërisht ditën që Komisioni i Vetingut i dërgoi dosjen e hetimit të pasurisë së tij si dhe i kaloi barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK-së.

Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”.

Përpos të tjerave, Petrit Fusha ka ndërtuar edhe një hotel me vlerë të deklaruar mbi 500 mijë euro në periferi të Tiranës, duke pretenduar se tokën ia ika falur daja, 11 500 000 lekë ia ka dhënë babai dhe 6 000 000 lekë ia ka dhënë motra, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë kredi. Nëse çështja ndaj Petrit Fushës nuk është pushuar, duket e pajustifikuar që hetimet të mbahen pezull nga maji 2019 deri në nëntor 2021.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mut-muti: 01/07/2022 12:49

    dhe normal qe do te pushohet...mire qe s keni kellqe ta beni vete kryesisht, por edhe kur jua sjellin gati s'jua mban...10 mil per prokuror marrin nga taksat tona dhe prape nuk bejne asgje ! MORTJA JUVE DHE C'KINI NE DERE !!!

    Përgjigju
  • Loni: 16/11/2021 10:03

    Po koleget e tyre do fusin ne burg keshtu qe vazhdon historia e prap perseritet zhurme zhurme per asgje jeta vazhdon nrm ne Albanistan...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë