Dy të arrestuar, tregtonin
në Tiranë drogë Lazarati

Dy të arrestuar, tregtonin<br /> në Tiranë drogë Lazarati
GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona për trafik të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë; Friol Dizdari, 34 vjeç dhe Riz Nokshiqi, 34 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas deklaratës zyrtare të policisë, dy personat janë arrestuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë Tepelenë, pasi ktheheshin nga Gjirokastra. Ata udhëtonin me një makinë “Golf 4” me targa KS 03 193 AO. Pas ndalimit nga policia dhe kontrollit në makinë, ka rezultuar se në sedijen e pasme të makinës ndodhej një sasi hashashi.

Ndërkohë që janë kontrolluar dhe dy personat dhe në xhepat e Dizdarit është gjetur një tjetër sasi hashashi. Gjithsej, dy personave u është sekuestruar 220 gramë hashash, i cili dyshohet se është blerë nga Lazarati dhe transportohej në Tiranë. Dyshohet se droga është marrë për ta shitur në doza të vogla dhe për ta përdorur si mostër.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese