TIRANË- Një 70-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Është personi P. Z. me banim në Çekrez. Atij iu ngarkua vepra penale "Dhuna në familje".
Një tjetër person është arrestuar në Tiranë. Ai ishte dënuar më parë me dy muaj burg pasi kishte dhënë informacion të rremë për policinë. I riu është E. H. 24 vjeç, banues në Tiranë. Materialet proceduriale të të dy personave i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.
Komento