Atentat në Fushë Krujë, qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të një makine, plagosen 2 persona! Kush është ish-polici që i shpëtoi plumbave, në 2016 tentuan ta vrasin me eksploziv

FUSHË-KRUJË- Një atentat me armë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Larushk në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ku si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur në krah, ish efektivi i policisë Gentian Bejtja.

Ndaj 41 vjeçarit është qëlluar me armë, sapo ai kishte furnizuar mjetin me karburant dhe ishte në lëvizje. Për pasojë Gentian Bejtja ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. I plagosur nga aksidenti ka mbetur edhe Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.

Të dy të plagosurit, njëri nga plumbat dhe tjetri gjatë daljes së mjetit jashtë rrugës, janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Skënder Bejtja tha për Report Tv, se kushëriri i tij Gentian Bejtja nuk i ka parë atenatorët, pasi është qëlluar nga pas. Kjo është hera e dytë që Gentjan Bejtjas i bëhet atentat, ndërsa është një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2016 ai i ka shpëtuar një atentati me telekomandë. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
I shpëtoi atentatit, Klodian Stafuka shfaqet jashtë spitalit të Traumës, merret në pyetje nga policia

1641757229_3933f15893f34f989c6848fe8139e1c3.jpg

Klodian Stafuka, i cili mbeti i plagosur nga atentati mbrëmjen e sotme në Larushk të Fushë-Krujës, bashkë me Gentjan Bejtjan, është filmuar në spitalin e Traumës. Stafuka siç shihet është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen.

Ora 19:59
'Është qëlluar nga pas', kushëriri i Gentjan Bejtjas tregon si i ka shpëtuar atentatit: Ka bërë manovra me makinën

Në një intervistë për Report Tv, nga spitali i Traumës, djali i xhaxhait të Gentjan Bejtjas, Skënder Bejtja, thotë se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka vetëm një gërvishtje në dorë. Sipas tij, ai ka shpëtuar pasi ka manovruar me makinë duke ecur shpejt. Ato e kanë qëlluar me armë nga pas, ndërsa ka thënë se nuk i ka parë atentatorët.

'Është plagosur në Larushk, nuk ka njohur njeri se kush ka qenë, atentat i është bërë edhe më para. tani ka një gërvishtje në dorë, rrethanat nuk dihen, i kanë bërë dy herë atentat. sot me automatik më parë më dinamit në makinë, se kush ka qenë nuk di gjë. Kështu tha nuk kam parë gjë. Nuk e ka parë. Ka manovruar ka ikur me makinë. Edhe tjetrin e ka kapur plumbi. Kanë shpëtuar të dy. Tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund t'ja ketë bërë atentatin. Genti dikur ka qenë ish-polic, më pas ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë. Ka parë personin kur i kanë qëlluar nga pas dhe më pas ka manovuar me makinë, pasi ka ikur me makinë.'- tha ai për Report Tv.

Ora 19:20
I shpëtoi atentatit në Fushë-Krujë, Gentjan Bejtja: Nuk i kam parë atentatorët, më qëlluan nga pas

Gentjan Bejtja, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë ka deklaruar se nuk i kam parë atentatorët. Kështu tha një i afërm i 41-vjeçarit për Report Tv, i cili tha se ai është qëlluar nga pas. Ai tha se Bejtja është plagosur në Larushk dhe ka një gërvishtje në dorë, ndërsa shton se i është bërë atentat.  Sipas tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe Klodian Stafuka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ora 18:53
Përfundoi i plagosur me armë zjarri në spital, kush është Gentjan Bejtja, ish-polici i përfshirë në vrasjen e komisar Lamajt

1641750832_gentianbejtja.JPG

Gentjan Bejtja i cili ka përfunduar i plagosur  me armë zjarri në spitalin e Traumës në rrethana ende të paqarta, është një emër i njohur për policinë. Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksplosiv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ujku shijakut: 10/01/2022 06:21

    Hajde muhabet lepurushash hajde ... Asnje profesionist Amator te gjithe... Cave I hecen zari cave qellojne futja kot... Merre me Leng se mishin u Heng... Urime zones fushekrujes zjarr...

    Përgjigju
  • Gripi: 10/01/2022 00:11

    Si nuk ben ndonje gabim NATO te hedhe disa bomba tek ajo zone qe pjell vetem vrases mr pagese, hajdute dhe gjobaxhinj. Renea e paska krehur mire zonen, ka arestuar disa qe do i liroj prokuroria per nje jave. Sekuestrojini pasurite ketyre pisave se te gjithe nga krimi i kane.

    Përgjigju
  • Iris: 10/01/2022 00:08

    Ky G.Bejtja qenka shume i lidhur me keta Stafukajt.E paska lidhur fatin me ta!

    Përgjigju
  • Labi: 09/01/2022 23:47

    Po normalw drejtprat jan te gjith te perfshir marin lek sa ven ne detyr ca do behet me e beri sajmo qorri policin lesh e li

    Përgjigju
  • Fadil: 09/01/2022 23:02

    Ata te kurbinit cofen o fadil,po kta niklaxhijt shum e kan zgjat..

    Përgjigju
  • Fadili: 09/01/2022 22:12

    A prodhohet gjë tjetër në kete pellgun fushekruje-kurbin!!

    Përgjigju
  • Apappapa: 09/01/2022 21:53

    Kush mund ta shpjegoj pse po ndodhin gjith kto atentate???? Po renea qe ka dal fuqishem pse nuk i kane frike??? Azil nje ore e me pare!!

    Përgjigju
  • Andy: 09/01/2022 21:53

    Me ke eshte ne hasmeri ky

    Përgjigju
  • Vraj Vrasesin?: 09/01/2022 20:02

    A thua dikush don me hupe gjurmet e naj krimit qe keta mund te kene bere? Gjithe keto atentate ndaj ketyre te Fushe Krujes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025