'Është qëlluar nga pas', kushëriri i Gentjan Bejtjas tregon si i ka shpëtuar atentatit: Ka bërë manovra me makinën

Në një intervistë për Report Tv, nga spitali i Traumës, djali i xhaxhait të Gentjan Bejtjas, Skënder Bejtja, thotë se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka vetëm një gërvishtje në dorë. Sipas tij, ai ka shpëtuar pasi ka manovruar me makinë duke ecur shpejt. Ato e kanë qëlluar me armë nga pas, ndërsa ka thënë se nuk i ka parë atentatorët.

'Është plagosur në Larushk, nuk ka njohur njeri se kush ka qenë, atentat i është bërë edhe më para. tani ka një gërvishtje në dorë, rrethanat nuk dihen, i kanë bërë dy herë atentat. sot me automatik më parë më dinamit në makinë, se kush ka qenë nuk di gjë. Kështu tha nuk kam parë gjë. Nuk e ka parë. Ka manovruar ka ikur me makinë. Edhe tjetrin e ka kapur plumbi. Kanë shpëtuar të dy. Tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund t'ja ketë bërë atentatin. Genti dikur ka qenë ish-polic, më pas ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë. Ka parë personin kur i kanë qëlluar nga pas dhe më pas ka manovuar me makinë, pasi ka ikur me makinë.'- tha ai për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Atentat në Fushë Krujë, qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të një makine, plagosen 2 persona! Kush është ish-polici që i shpëtoi plumbave, në 2016 tentuan ta vrasin me eksploziv


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja