Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste taulant Balla reagoi menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve të cilët tentuan të mashtrojnë në emër të tij, kreun e FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar 100 mijë euro.
Teksa publikon pamjet e arrestimit në flagrancë të dy mashtruesve, Balla përgëzon policinë e Shtetit, dhe nxit që qytetarët të bëjnë kujdes e të denoncojnë menjëherë çdo rast
Ai thekson se rrjetet sociale duket të forcojnë kontrollin ndaj llogarive false, referuar faktit që dy të arrestuarit kishin hapur një profil me emrin e Taulant Ballës, përmes të cilët kontaktuan Dukën.
"E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco", shkroi Balla.
Lajmi kryesor:
‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)








