Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma

Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma

Irdi Nasufi,Fabjol Hysi dhe Enea Korreshi

Fabjol Hysi i cili u sulmua brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë, pranë xhamisë së Lushnjës, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndëtësore në spitalin e Traumës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 marsit.

Ata e kanë goditur 43-vjeçarin me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.

Sipas autorëve, ku njëri prej të cilëve është lënë në burg (Irdi Nasufi) dhe tjetri me masën detyrim paraqitje ( Enea Korreshi) kanë dëshmuar se 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit-pasi ai është shurdhmemec.

Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • benito tirona: 27/03/2025 10:18

    o loni ka police andej re ? jo re jo o albiter te dhjefsha bilbilin.............. habitem me lushnjen sinqerisht kane qene popull i urte dikur kaq trima ?????

    Përgjigju
  • Beni: 25/03/2025 11:59

    Denojini maksimalisht keta qelbesira qe meren me nje hallexhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill

500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill