BERAT- Dy të rinjtë që i vunë flakën qëllimisht pyllit me pisha në malin Partizan në Berat janë vënë në pranga. Policia bën me dije se në pranga është vënë një 18-vjeçar me iniciale S. Ç dhe është proceduar penalisht për shkak të moshës një 15-vjeçar, të dy banues në Dimal.

Të dy këta shtetas, dyshohet se kanë ndezur zjarr në malin Partizan, ku si pasojë është dëmtuar bimësia e malit, si dhe është shkaktuar ndotje e lartë e ajrit dhe mjedisit të pyllit përreth. Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar me motomjet nga mali Partizan, për në dalje të qytetit.

Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj ka arritur të sigurojë videon e plotë nga momenti kur duken dy të rinjtë që shkojnë me motor në zonë dhe i vënë flakën zonës, e më pas largohen të qetë. 

Dy të rinjtë ndezën zjarrin nga pikërisht në tabelën ku shkruhet ‘Mbroni pyjet’. Vatra e zjarrit u ndez pranë biznesit "Kastel Park", ku flakët e ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik bizneset.

Këto janë të tjera pamje që ofrojnë kamerat e bizneseve. I gjithë aksi rrugor Drobonik Ura e Goricë përshkohet nga biznese dhe banesa ndërsa janë të pajsura me kamera ku policia nuk e ka të vështirë për të zbuluar autorët.

Ka qenë vetë pronari i "Kastel Park" i cili ka lajmëruar repartin e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të shuajnë në kohë flakët, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, rreth 20 punonjës dhe 4 mjete zjarrfikëse.

Pas pak ndërhyrjes, u bë e mundur fikja e zjarrit, ku për pasojë u dogjën rreth 50 m2 shkurre, ferra dhe u përshkua nga zjarri rrethe 20 rrënje pisha