Zbulohet e kaluara kriminale e dy të rinjve në Durrës që u ekzekutuan me pistoletë nga vrasës me pagesë! 45 të shoqëruar

DURRES-45 persona nga qytete të ndryshme janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje pas vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në lagjen 14 Shkozet në qytetin bregdetar.  Megjithatë deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Burime nga grupi hetimor në Durrës pohojnë për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku se Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza u ekzekutuan në mënyrë mafioze të mirë organizuar nga vrasës profesionistë me pagesë në një zonë ku nuk ka kamera sigurie. Autorët kishin studiuar mirë lëvizjet e dy të rinjve. Avdia dhe Shkoza ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan me pistoletë për vdekje nga një makinë tip 'Benz'.

Hetuesit po shqyrtojnë aktivitetin e shkuar të viktimave për të përcaktuar edhe pistat e hetimit. Situata ende është e paqartë për grupin hetimor, ndërsa pista e parë ku po hetohet lidhet me prishjen e pazareve të drogës ose konflikte të tjera. Dorian Shkoza 35 vjeç ka qenë i dënuar 8 vite për drogë dhe ka dalë nga burgu  në fund të 2010-ës.

Ndërsa lidhur me Anxhelo Avdinë, burimet bëjnë me dije se disa kohë më parë ka qenë në Angli, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij atje, pasi ka dyshime se është përfshirë në trafik të lëndëve narkotike duke përforcuar më tepër pistën e prishjeve të pazareve në këtë fushë. 

Vetëm pak minuta pas vrasjes së dy të rinjve, në hyrje të Rrogozhinës, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” policia gjeti një mjet tip 'Benz' duke u djegur, targat e të cilave kanë qenë të vjedhura nga një tjetër. Makina është përdorur nga vrasësist që më pas i vendosën zjarrin për të humbur gjurmët.

Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 03/03/2020 13:14

    Do ti hyje aventures se nuk ka rruge tjeter. Do beje tentative per 14 shtator te ri,dhe nuk do te direzione,por do te kryeje vetevrasje. Enderra e tij te behet Allende,ose me shqip h(ale)ne.

    Përgjigju
  • Tofik Aliaj: 03/03/2020 08:57

    Nuk ka byth ta bej po e beri do shkoj ne burg i pari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot