Dy të vrarë nga fisi Ferracaku në Shkodër, reagon kushërira e tyre, ish-deputetja: Jemi bërë si kafshë duke ngrënë njëri-tjetrin, lule e xhenetit

Dy të vrarë nga fisi Ferracaku në Shkodër, reagon kushërira e tyre, ish-deputetja: Jemi bërë si kafshë duke ngrënë njëri-tjetrin, lule e xhenetit

Ish-deputetja Mirela Ferracaku, dhe dy kushërinjtë e saj të vrarë në Shkodër, Arjan dhe Fatos Ferracaku

Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut në Shkodër, ka reaguar edhe kushërira e tij, ish-deputetja e Partisë Demokristiane, Mirela Ferracaku. Në një postim në Instagram, Ferracaku, kushërirë e dy të vrarëve në Shkodër, Fatos dhe Arjan Ferracaku, shkruan me indinjatë se në Shqipëri po ndodh një situatë anormale, dhe kjo për shkak të mungesës së shtetit.

Çfarë po ndodh me Shqipërinë tonë: çdo ditë, po veshësh në zi, çdo ditë po shuhen djemë të ri. Jemi bërë më keq se kafshët duke hangër njëri-tjetrin. Vrasim, presim sikur të ishin ‘zogj pulash’, normal, shtet s’ka, ligjë s’ka…! Asnjë dritë shpreset për Shqipërinë tonë’. Qofsh lule e xhenetit kush’

Mirela Ferracaku, ish-deputete

Postimi i Mirela Ferracakut në Instagram

Ditën e djeshme u ekzekutua në një atentat me disa plumba në kokë tregtari i peshkut, Fatos Ferracaku, kushëri me Arjan Ferracakun, biznesmenin që u vra me breshëri kallashnikovi në Shkodër më 1 shtator.

Ndërkohë që situata e krimit në Shkodër është e rënduar dhe ende nuk ka të arrestuar për këto vrasje, që në harkun kohor të 6 muajve kanë shkaktuar 7 të vrarë dhe 2 të zhdukur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sicario: 16/11/2018 10:29

    Nese ka ber vrasje ky peshk-shitsi mos u habit fare naqe se gjithmone korr ate qe mbjell,vonon po nuk harron thone andej nga kurveleshi.

    Përgjigju
  • Erik: 16/11/2018 08:32

    Ngushellime zonje. Burrat e fisit tuaj duhet te bashkepunojne nje ore e me pare me Policine e Shtetit qe te burgosen autoret dhe te ndalet saga e vrasjeve.

    Përgjigju
  • xreport: 15/11/2018 23:27

    moj zonje.... eshte vra me 4 plumba ne koke kjo do te thote ky ka bo dicka ate e dini ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi