Tërmet 5.7 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Tërmet 5.7 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Magnituda e tërmetit në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në Greqi. Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm, me epiqendër në detin jon dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit, edhe në Athinë.

Para tij ndodhi një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë ndjerë në Akai, Ilia, Mesini, në zona të tjera të Peloponezit, por edhe në Atikë.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Deri më tani janë regjistruar katër pasgoditje me magnitudë deri në 3.4 ballë.

Megjithatë, është urdhëruar të kontrollohen shkollat, siç raporton korrespondenti i SKAI-t, Christos Stratoulakos.

Duke folur për SKAI-n, Efthynis Lekkas është shprehur se është e hershme të thuhet nëse ka qenë tërmeti kryesor.

Ai përmendi se tërmeti ka ndodhur në kufirin e harkut grek dhe ka pasur një thellësi mjaft të thellë, për këtë arsye është ndjerë fuqishëm në një zonë të madhe.

“Po monitorojmë evoluimin e fenomenit. Mendoj se për shkak të largësisë nga toka nuk do të kemi asnjë efekt. Lëkundjet nuk do të ndikojnë në zonat e banuara. Mendoj se gjithçka do të zhvillohet mirë, por le të presim disa orë për të parë pasgoditjet”, tha ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë