Dy turistë italianë gjejnë kuletën plot me lekë në Lushnjë dhe e dorëzojnë në polici

Dy turistë italianë gjejnë kuletën plot me lekë në Lushnjë dhe e dorëzojnë në polici

Dy turistët italianë dhe lekët

LUSHNJË- Pas videos virale të turistëve italianë që ikin pa paguar darkën në restorantin në Berat, këtë herë dy turistë po italianë, kanë bërë një gjest për t'u vlerësuar në Lushnjë.

Shqetësimi i një shqiptari që kishte humbur portofolin ka zgjatur pak! Dy turistët italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në komisariatin e policisë. 

Burime për Report Tv thanë se brenda kuletës ishte një shumë prej rreth 50 mijë lekësh.

Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.  

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cudi: 20/08/2023 14:54

    Dmth morali eshte qe italanet e Lushnjes nuk jane si te Beratit. Dhe me tej, qe lushnjaret, ne dallim nga beratsit mistrece e qaramane per nje darke, protofolin e kane plot me leke, evro e karta bankare!!! Lot qeni kallanxhiut thote populli

    Përgjigju
  • Tasimi: 20/08/2023 12:03

    Ca fati kan kto si nuk po e gjej i her un vetem kto na e gjekan

    Përgjigju
  • Lajme: 20/08/2023 01:55

    Duke ikur duke shpikur

    Përgjigju
  • likja i gurores: 20/08/2023 00:51

    u balancua me hajdutet e beratit hajde albanistan hajde su bere as do behesh ndonjher

    Përgjigju
  • Tao: 19/08/2023 21:58

    Shume kuleta po gjinden kohet e fundit, si o puna?

    Përgjigju
    • Or tej: 20/08/2023 07:19

      Mire qe nuk kane gjetur miliona sepse karta e identitetit do e detyronte te zotin te justifikonte burimin e te ardhurave or teeeejjjjj

  • Lali Luli: 19/08/2023 20:16

    Hopa njëherë..mbas Beratit Lushnja.. Tani Rama tu paguaj darkën këtyre 2 italianëve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen