Fitim Bozheku mirëmban çadrat në një plazh privat në Vlorë në vijën bregdetare përbri Lungomares. Pushuesit që frekuentojnë këtë zonë, e identifikojnë si një njeri që u gjendet për çdo të papritur. Jo më kot e thërritën për ndihmë sapo panë se dy pushuese, rrezikonin të mbyteshin në det.

Menjëherë u përgjigj, dhe i vetëm hyri në det të shpëtojë një zonë dhe një vajzë të cilat nuk ishin frekuentuese në plazhin privat që ai menaxhon për të mbledhur lekët e çadrave.

“U futa në det, i nxora me aq fuqi sa kisha. Ishin shumë thellë në det, mezi arrita t’i kapja. Kur erdhën këtu ishin në gjendje të rëndë”, tregon ai.

“Ne ky na ndihmon gjithmonë, mos u fusni na thotë -edhe kur futemi ne se jemi një ik të pabindur - na nxjerr.

Ky është hero, hero i ditës, është për të shtrënguar për të dalë në fotografi.”, thonë pushuesit.

Pushueseve, të cilat rezultuan të ishin turiste të huaja, nënë e bijë nga Ukraina, iu dha menjëherë ndihma e parë, së pari nga njeriu që i nxori nga deti, e më tej dhe nga pushues të tjerë.

“E pamë që kërkonte ndihmë, djali u fut direkt…pastaj u futën plotë të tjerë, për 10 min u sosën në breg, I dhanë ndihmën e parë ata që dinin, i shtypnin i fusnin frymëmarrje”, tregon një pushues.

Plazhi privat nuk kishte roje bregdetare, një kambanë alarmi kjo, një mungesë e patolerueshme në mes të sezonit, që rrezikon jetën e pushuesve.

Sipas rrëfimeve të qytetarit që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët, si dhe pushuesve të tjerë, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares ku shpesh në korsinë e ngushtë të shëtitores pengesë bëhen edhe makinat që ndalojnë në rrugë.

“Erdhi policia ambulance erdhi shumë me vonesë. Goca më tha që kishte shumë trafik rrugës.

Për mendimin tim dhe një ambulancë pse mos të jetë për plazhin këtu, se nga rruga e ngushtë, nga parkimi dysh s’ka rrugë për të ardhur ambulance”, thonë pushuesit.

“Ambulanca mbërriti mbas gjysmë ore që e lajmëruam ne”, tregon Bozheku.

Pas ndihmës së parë, të dyja turistet u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë. Megjithë ndërhyrjen e bluzave të bardha, nëna nuk mundi të mbijetojë. Vajza 18 vjeç është ende nën kujdesin e tyre. Nënë e bijë, pushonin në Vlorë bashkë me familjarë të tjerë, të cilët u thërritën në polici për të treguar se çfarë ndodhi.

Për plazhin e lënë pa roje bregdetare, burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se janë shoqëruar 6 persona, mes tyre edhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët kishin për detyrë kontrollin dhe monitorimin e ambienteve të plazheve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë, Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi e vdekur në spital

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Vlorës, ku një turiste ukrainase ndërroi jetë pasi u mbyt në det, ndërsa vajza e saj ndodhet ende në spital.

Në lidhje me këtë incident Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës thotë se turistja 44-vjeçare erdhi pa shenje jete.

“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë.

Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, tha Edmond Breshanaj.