Dy ura në rrugën Fier-Marinëz po rrezikojnë të shemben, qytetari: Po bën tre vjet në këtë gjendje

12 metra e gjatë me konstruksion metalik është ndërtuar ura në rrugën Fier-Marinës në vitin 2005 për kalim provizor të automjeteve.

Por edhe pse kanë kaluar 16 vite, ura në afërsi të burgut të Fierit, vazhdon t’u shërbejë banorëve të fshatrave të Patosit dhe Roskovecit, pavarësisht se struktura e saj është dëmtuar dhe rrezikon të shembet. Përmes kësaj ure qarkullojnë edhe mjetet që vijnë nga Berati dhe Lushnja.

Siç shihet edhe nga pamjet dyshemeja e urës me llamarina është shkatërruar. Kjo edhe nga kalimi në të i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe pse pesha e lejuar është 5 ton.

5 km larg ndodhet ura tjetër, ajo e Belinës, e ndërtuar prej betoni. Këmbët e saj kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar dhe përkulur. Për sinjalistikë apo për mbrojtëse anësore nuk bëhet fjalë.

“Po bën 3 vjet në këtë gjendje. Rrezikon për të shembur. Duket që ka bërë bark në mes. Një ditë do të shembet. Kanë kaluar mjete të rënda dhe ka bërë bark në mes. Kanë kaluar dhe autobote. Është dhe ura tjetër me hekura. Dhe ajo ka tonazh të caktuar, por frikë është. Shkunden llamarinat. Të ndërhyjë autoriteti lokal. Ti shikojë”, tha një banor.

Report Tv u interesua në Bashkitë e Fierit dhe të Patosit për dy urat në rrezik shembje. Por zyrtarët vendorë kthyen përgjigje se kjo nuk është çështje e tyre por e Drejtorisë së Përgjithshme rrugëve.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja