Dy urdhrat e Lleshajt për policinë rrugore, eksperti Gëzim Hoxha: Nismë pozitive

Pas dy urdhrave të rinj të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me policinë rrugore, gazetari i Report Tv Dricim Caka ka bërë një intervistë me Ekspertin e Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxhën.

Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se masat që kishte kërkuar ministri i Brenshëm të merreshin ishin të nevojshme dhe shumë të vonuara pasi polici është kthyer në një stres për drejtuesit e mjeteve në një kohë kur ata duhet të ishin këshillues të tyre dhe parandalues të aksidenteve. 

Më tej, eksperti rrugor është shprehur se polici rrugor nuk është imun ndaj korrupsionit lidhur me gjobat që vendosen nëpërmjet radarit duke i bërë thirrje ministrit Lleshaj që të kontrollojë shkrepjet e radarëve për gjoba.

I bëj thirrje ministrit që të kontrollojë, në 5000 mijë shkrepje ka kanë 5000 lloje gjobash? Sepse sipas informacioneve të mia, polici i fshin nëse e urdhëron eprori. Dikush falet dhe dikush ndërshkohet. A mos vallë këto radarë janë kthyer në arka korrupsioni? 

Gëzim Hoxha, ekspert i Sigurisë Rrugore

Ministri i Brendshëm ka urdhëruar këtë të premte zbatimin e dy masave të prera për qarkullimin rrugor në vend. Kërkon heqjen e postblloqeve policore nga akset kryesore rrugore si dhe dhënien fund të praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie në kryqëzimet e rrugëve urbane. 

INTERVISTA E PLOTË:

Si ekspert si e shikoni urdhrin e Sandër Lleshit për heqjen e oficerëve të policisë rrugore?

Është një masë e domosdoshme por e vonuar pasi kemi teknologjinë e re. nëse mbajmë të njëjtën sasi policësh, por shpejtësinë e masim me radar atëherë përse na duhet i njëjti numër policësh nëpër rrugë?

Për sa i përket kryqëzimit të rrugëve, nga përvoja e shteteve të tjera, ne kemi kodin rrugor të kopjuar nga italianët përshembull, atje kë të lloj rregullimi të trafikut e bën policia e bashkisë por për ne ka ngelur për shkaqe që nuk di ti shpjegoj. Atje kanë nga një motor të vogël dhe i rregullon dhe kështu funksionon. Tashmë Tirana ka semafor dhe rrugë të mira. Këtu ka probleme të tjera, në rrugët ku janë bërë bypasset e kalimit ka gjithmonë bllokim sepse ka makina. Janë makina të “të fortëve” që nuk binden dhe policia nuk merret me këta. Ne kemi nevojë që të qarkullojnë të gjithë.

Vihet re që në rrugët kur policia është e pranishme ka një numër më të vogël aksidentesh, mos vallë mungesa e policëve do të shkaktojë që shoferët shqiptarë të mos jenë aq të kujdesshëm?

Ne polici kemi në rrugë por kemi edhe aksidente. Ka një defekt. Tek ne policia nuk lufton për një parandalim të aksidenteve. Ajo është e vendosur gjithmonë pas kthesave. Pra nëse një automjet futet në një parakalim të gabuar pas kthehës e ndalon policia. Ndërsa në momentin kur ndodh parakalimi i gabuar dhe më pas aksidenti, po këtu çfarë bën policia? Mbledh mbeturinat? Pse duhet që mos parandalohet aksidenti? Unë e kam parë policinë rrugore në shumë këndvështirme. Ajo kontrollon me radarë por nuk di se çfarë bëhet me radarin. Radari mat vetëm shpejtësinë dhe targën e vendos polici. Ai radar nuk funksion është i korruptuar sepse nuk ka shkrepje automatike. Një lloj tjetër radari në qarkullim ka rreth 5000 mijë shkrepje dhe nuk ka nevojë që ta përdori polici. I bëj thirrje ministrit që të kontrollojë, në 5000 mijë shkrepje ka kanë 5000 lloje gjobash? Sepse sipas informacioneve të mia, polici i fshin nëse e urdhëron eprori. Dikush falet dhe dikush ndërshkohet. A mos vallë këto radarë janë kthyer në arka korrupsioni? Radarët nuk duhet vendosur në mënyrë të fshehtë, duhet të ketë sinjalistikë. Në momentin që e ka vendosur radarin e ka shkelur kodin rrugor. Polici nuk është zoti, ai zbaton ligjin. Duhet të ketë raporte të drejta mes qytetarit dhe policit. Pra unë kam dëshirë të shoh policinë që unë dua, atë që më parandalon nga aksidenti, jo që të më fusë në grackë. Policët i vendosin ku është rrugë e drejtë por problemi është që dua të shoh policinë që dua.

Nëse ndalohen aksionet e policisë në rrugë, a mos vallë do të ketë një shkujdesje të shoferëve në rrugë?

Jo. Makina është sheh policinë shkel frenat dhe ul shpejtësinë, sa e kalon i jep gaz dhe bëhet copa. Këtu ska përgjegji policia. Thonë që janë hequr 5000 patetenta, po a është burrëri? Jo nuk është burrëri. Policia të këshillon, duhet të jetë fleksibël.

Por për pjesën e gjobave?

Ne na vjen letra dhe telegrami por jo gjoba në shtëpi. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të kopojmë botën. Kutitë e radarëve të luhen me bojë fosforeshente dhe shoferët të mos e dinë se ku ka radarë. Pra rruga monitorohet, polic nuk ka, por ti nuk di ku ka radarë. Edhe polici nuk mund të rrijë në shi. Policia duhet të shohi rrugët, ku ka nevojë për përmirësime. nuk mund ti hiqet patenta se nuk ka sinjalistikë rrugore. Duat të shkojmë drejt asaj që çdo gjë të marrin vendin e vet. Policia nuk duhet të shfrytëzojë mbikalimin e gabuar. Kjo nuk është normale, njerëzit kanë nevoja. Ma bëj jetën e lumtur, mos më krijo probleme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aaaa: 15/12/2018 12:06

    mir flet ti po kta kan ngel me kohen e enverit qe zbatohet urdheri shefit jo ligji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja