Zbardhen dy urdhrat e Sandër Lleshajt: Të hiqen postblloqet në rrugë, jo më policë në semaforë

Të mos ketë më postblloqe policore nga akset kryesore rrugore dhe të hiqet praktika e dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane. Këto janë dy urdhrat e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Lleshaj kërkon edhe heqjen e praktikës së dublimit. 

Në shkresën e Lleshaj theksohet se "duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të punës së Policisë, përmes shkresës, evidentohen probleme që lidhen me gjendjen e rrugëve, me kulturën e përgjithshme të përdoruesve të saj, me kualifikimin dhe pajisjen e punonjësve të Policisë". Ministri kërkon ndërhyrje për ndryshimin e menjëhershëm të situatës, e këtu thekson se prania e Policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

"Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon", thuhet në shkresën e Lleshajt.

Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit. 

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Por si do të realizohet patrullimi i akseve rrugore?
Sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kjo do të bëhet e mundur përmes organizmit të një sistemi të mirëfilltë patrullimi të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, e punonjës pa uniformë. "Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirë-menaxhimin e qarkullimit rrugor", thuhet më tej në shkresën e Lleshajt për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

"Jo më policë që dublojnë semaforët në kryqëzimet urbane"
Masa e dytë, ku kërkohet ndryshimi i shpejtë i situatës është shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore, që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor. Ndër masat e tjera që do të nisin zbatimin shpejt, është projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës. Reduktimi i policisë në akset rrugore të vendit do të shfrytëzohet si mundësi që punonjësit të përfshihen në programe trajnimi, që nga ato profesionale e deri tek modulet e trajnimit fizik, të gjuhës së huaj etj. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bogdan: 14/12/2018 13:52

    kishe then dhe 2 fjal per punen e dritave ne diten per diell

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 14/12/2018 14:40

      Dritat ne makine jane falas Bogdan!!......Puna e dritave diten per diell eshte vendosur nga shkencetare qe merren me perdoruesit e rruges neper Europe dhe nga fundi e kemi perqafuar edhe ne! Studimet kane arritur ne konkluzione se dritat e ndezura te automjeteve sinjalizojne me mire trurin e shofereve per pranine ne rruge te nje perdoruesi tjeter....

  • Arber: 14/12/2018 11:20

    Suksese Min te ri me ide qe i dinim por nuk donte ti zbatonte njeri! Ske pse mban polici postoblloqe, Mbaj grupe te gatshem ne kohen qe evidentohen shkelje, Jo 24 ore police ne rruge sikur jemi zone lufte, Na tremben kalamajte vetem police me maska dhe me maska kudo, Brenda dhe jashte rrethi !!! Urime Gjeneral.

    Përgjigju
  • Demka: 14/12/2018 11:12

    Kur po e shkarkon Drejtorin e Pergjithshem te Qarkullimit , Mitat Tolen?

    Përgjigju
  • Vlonjati: 14/12/2018 10:44

    Ky me duket do ta bej lesh si mbiemri qe ka po bota ka rruge me te gjitha standartet ketu te ne po nuk ish polici atje behet lesh e li o leshiiii

    Përgjigju
    • Polizei: 14/12/2018 12:01

      Ti do jesh ndonje vlonjat nga Bubqi hahaha

  • Qytetar: 14/12/2018 10:32

    Policet ne semafor asnjehere nuk kane qene ne ndihme te trafikut, perkundrazi ata rendonin trafikun dhe qellimi I vetem gjithmone ka qene te kapin dike ne shkelje. Parimi per policet e trafikut duhet te jete: E para SUPORTO dhe e dyta MONITORO

    Përgjigju
  • Fredi: 14/12/2018 10:14

    Filloi ky tani nga budallallëqet.

    Përgjigju
  • Miri: 14/12/2018 10:14

    Ka lezet ky minister, i qete i sakte. Jo si ai komunisti qe e kan frike dhe femijet e tij! Kte drjt e policise kte ftyre te shemtuar kur do e heqesh o minister!

    Përgjigju
  • Toni: 14/12/2018 09:41

    Po shyqyr se na i keni kthyer rruget ne makth.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare