Dy variantet e ligjit për dosjet
në kalendarin tre javor të kuvendit 

Dy variantet e ligjit për dosjet<br />në kalendarin tre javor të kuvendit 
TIRANË - Konferenca e kryetarëve këtë të enjte pak para nisjes së seancës plenare ka vendosur të fus në kalendarin e punimeve tre javore të kuvendit, dy variantet e paraqitura për ligjin e dosjeve dhe lustracionin.
 
Varianti i ardhur nga deputetja Mesila Doda e Shpëtim Idrizi parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin ndërsa drafti i ardhur nga qeveria parashikon vetëm hapjen e dosjeve, pasi Gjykata Kushtetuese sipas qeverisë ka rrëzuar lustracionin.
 
Poashtu pjesë e punimeve në komisione për tre javorin do të bëhen dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi ky i fundit duhet përshtatur me ligjin e ri për ndarjen territoriale me 61 njësi vendore.

Drafti i punuar nga deputetët e Kuvendit dhe që A1 Report disponion parashikon që Tirana të bëhet më 18 ZAZ ndërsa në total parashikohen të jenë 90 të tilla.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk