Dy vëllezër kampionë Ballkani në boks, Amar dhe Ahmed Koçi për Report Tv: Krenar që nderuam vendin tonë! Shteti të na mbështesë

Dy vëllezër boksierë, Amar dhe Ahmed Koçi, 15 dhe 17 vjeç, nderuan flamurin kuqezi, duke u shpallur kampionë ballkani në kampionatin e zhvilluar 4 ditë më parë në Rumani. Amari, e mori medaljen duke mposhtur në finale me pikë kundërshtarin serb, ndërsa Ahmedi ia doli duke fituar ndaj rumunasit, i cili në këtë rast boksonte në shtëpi.

“Ishte kundërshtar serb dhe kishte presion sepse unë jam shqiptar. Pavarësisht se ishte serb, njeri është, boksier. Unë kisha emocione, por që zhduken sapo futesh në ring. Ndjehem krenar që i dhashë vendit tim medalje të artë,”-u shpreh Amar Koçi, boksier.

“Është mbështetur nga publiku, nga arbitrat dhe ndeshja duhet të fitohej me diferencë shumë të madhe. Unë mendova stërvitjen e madhe dhe të lodhshme që kam bërë dhe thash se ai nuk mund të më rrahë mua,”-tha Ahmed Koçi, boksier.

Sot të dy djemtë janë krenari e shqiptarëve, por për Report TV treguan se hasin peripeci të jashtëzakonshme për të ushtruar boksin.

“Shumicën e ndeshjeve nga shteti s’kemi patur mbështetje, sepse kemi nxjerrë lek nga xhepi për të shkuar të ndeshjet,”-u shpreh Amar Koçi, boksier.

Pavarësisht vështirësive ëndrrat e boksierëve të rinj janë të mëdha.

“Unë dua që të marr medalje në çdo kompeticion europian, botëror, ballkaniadë, olimpiadë dhe pasi të mbaroj me këto do vazhdoj boksin profesionist,”-tha Ahmed Koçi, boksier.

Trajner i Amarit dhe Ahmedit është Artur Koçi, njëkohësisht babai i tyre dhe ish-kampion i Shqipërisë për disa vite.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?