Dy vëllezër kanosin me armë zjarri 60-vjeçarin në Shkodër, shpallen në kërkim nga policia! Ngjarja dyshohet për motive pronësie

Dy vëllezër kanosin me armë zjarri 60-vjeçarin në Shkodër, shpallen në kërkim nga policia! Ngjarja dyshohet për motive pronësie

Foto ilustruese

Dy vëllezër kanë kanosur me armë zjarri një 60-vjeçar në Shkodër. Mësohet se P.A., 54 vjeç së bashku me vëllain e tij N.A., 46 vjeç, kanë qëlluar në ajër në oborrin e banesës së N.U.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Menjëherë pasi kanë qëlluar në ajër dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur kërkimet për dy vëllezërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Kanosën 60 vjeçarin   për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim

Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim