Historia e trishtë e vdekjes së dy vëllezërve në Mallakastër/ Humbën jetën njëri pas tjetrit në të njëjtën ditë, u gjetën pas 5 ditësh
Banesa e të moshuarve në Çorrush, Mallakastër
MALLAKASTËR - Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes. Burime zyrtare nga Policia e Fierit , bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë.
Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njeri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur.
Ndërkohë vëllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër pasi ka dëgjuar zhurmë, ka tentuar të hapë derën por s’ka mundur dhe në këtë përpjekje dyshohet të ketë ndërruar jetë.
Po sipas burimeve zyrtare të Policisë, dy vëllezërit Novruz dhe Sabri Velaj kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë rreth 5 ditë më parë.
Ata jetonin vetëm me pensionet e pleqërisë, nuk kishin të afërm dhe banesa e tyre ishte rikonstruktuar 3 vjet më parë nga bashkia Mallakastër.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.7%
-
Pak
59.9%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 1602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me çizme nëpër llucë! Rreth 1 mijë banorë në Cakran të Fierit vuajnë për 2 kilometra rrugë: Kjo është fytyra e shtetit
4 Shkurt, 17:01
-
Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë cakton 11 marsin për shqyrtimin e rekursit
4 Shkurt, 14:38
-
Fier/ Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur dhe e kërcënonte se do e vriste, dënohet me 5 vite burg autori
4 Shkurt, 12:17
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44
-
Mallakastër/ Dy vëllezër të moshuar gjenden të vdekur, jetonin vetëm (EMRAT+VIDEO)
3 Shkurt, 11:32
-
Fier/ I riu u arrestua se dogji një makinë, zbardhen detajet: I vuri flakën mjetit të kushëririt, e bullizonte
2 Shkurt, 13:32
-
Shkak emigrimi, rritet numri i kërkesave për divorc në Fier, 780 çifte në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund martesës gjatë 2024-ës
2 Shkurt, 11:37
-
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI+ VIDEO)
2 Shkurt, 09:34
-
Rrapet e thara rrezikojnë banorët në periferi të Fierit, drejtori i ADZM: Do t’u hiqet statusi ‘Monument Natyre’
1 Shkurt, 15:52
-
Fier/ 100 të mitur në pranga për krime gjatë vitit 2024, psikologët: Shkak kryesor problemet në familje
1 Shkurt, 15:39
-
Vrau në Itali 2 vite më parë, arrestohet në Fier 30 vjeçari me dy mbiemra (EMRI)
1 Shkurt, 08:53
-
Rehabilitohet aksi Fier-Kthesa e Patosit-Fratar 43 kilometra, gati në 2026! Qeveria: Mundësi edhe për zhvillimin e agrobizneseve
30 Janar, 15:52