LEZHË- Dy vëllezër janë kapur nga policia teksa lëvizin me armë me vete dhe cigare hashashi. Gestjan Bitraj. 19 vjeç është vënë në pranga, pasi teksa po lëvizte me makinë nga kontrolli policore iu gjet një pistoletë.
Ndërkohë, vëllai i tij, Gerald Bitraj, 22 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë, është vënë në hetim pasi u kap me një sasi kanabisi.
Në kuadër të operacionit ‘Brothers’, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin dy vëllezërit, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.