Dy vëllezërit shqiptarë pastronin paratë e drogës me ndihmën e ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësi, SPAK u sekuestron 16 apartamente në Tiranë e Fier, 27 llogari bankare

Dy vëllezërit shqiptarë pastronin paratë e drogës me ndihmën e ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësi, SPAK u sekuestron 16 apartamente në Tiranë e Fier, 27 llogari bankare

1692268550_spak.JPG

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar pasi dyshohet se kanë pastruar në Tiranë paratë e vendosura nga veprimtari kriminale në Belgjikë. Ata janë lënë në burg, ndërsa u janë sekuestruar 16 apartamente në Tiranë e Fier, 3 garazhe në Tiranë, 27 llogari bankare, si edhe 2 automjete. Këto pasuri ishin të grupit kriminal që vepronin në Tiranë, ku bënte pjesë edhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, si edhe një person tjetër. Të dy i ndihmonin vëllezërit për ta pastruar paratë në vendin tonë.

Çfarë u sekuestrua nga SPAK

12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;

4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;

3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;

27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;

Një shoqëri tregtari;

2 (dy) automjete;


Lajmi kryesor:

Ndihmoi trafikantët të pastronin paratë, 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, 'arrest me burg' për dy vëllezërit! Sekuestrohen 16 apartamente e 27 llogari bankare


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori