‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’

110 nxënës të fshatit Golem nga klasa e parë deri në të nëntën prej dy vitesh zhvillojnë mësimin turn i dytë në një shkollë të qytetit të Lushnjës. Fëmijët mbërrijnë në shtëpitë e tyre pas orës 18:00, në errësirë të plotë. Autobusi i çon deri në qendër të fshatit, por ka dhe shtëpi rreth dy kilometër larg dhe prindërit nuk kanë mundësi t’i shoqërojnë fëmijët. Përballë këtyre vështirësive, ata kërkojnë nga Ministria e Arsimit të hapet sa më shpejt shkolla e fshatit, e cila sapo është rindërtuar.

“Ka dy vjet që fëmijët bëjnë mësim turn i dytë në Lushnje. Rrijmë me frikë se janë të vegjël, klasë e parë dhe e dytë, vijnë natën në shtëpi”, thanë prindërit.

Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Lushnjës tha se shkolla do hapet shpejt pasi punimet kanë përfunduar por pritet kolaudimi.

“Operatori që do të bëjë kolaudimin ka afat nga 11 deri në 24 nëntor”, tha Muharrem Sharka, drejtor i shërbimeve.

Kjo protestë nxjerr në pah dhe propagandën e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila më 30 tetor nxitoi të shkruante në rrjetet sociale se ‘shkolla 9 vjeçare "Irakli Bozo" është rindërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe ofron tanimë kushte mësimore model për 150 nxënësit dhe mësuesit e saj, duke u bërë pjesë e zinxhirit të shkollave të rilindura në të gjithë vendin.’.

Kjo shkolle u dëmtua 6 vite më parë nga tërmeti, ndërsa rindertimi i godinës së re nisi në 2022-shin dhe ende nuk është hapur për nxënësit..

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 19/11/2024 19:09

    E ka pare Carlo këtë titull

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 19/11/2024 13:51

    Po njollosni sistemin e arsimit shqiptar. Jeni kundër Shqipërisë dhe liderit Edvin Rama. Arsimi në Shqipëri ka arritur majat falë udhëheqjes largpamëse të Partisë. Udhëheqësi ynë do ta bëjë Shqipërinë fanar ndriçimi në gjithë botën. Rroftë Shqipëria, poshtë Kosova

    Përgjigju
  • Alvin: 19/11/2024 11:37

    ((((

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën