Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka rikujtuar arrestimin e Ilir Metës, dy vite më parë, ku përmes një reagimi në rrjetet sociale ai e cilëson ngjarjen e 21 tetorit 2024 si “rrëmbim terrorist” dhe akuzon qeverinë për përdorimin e institucioneve shtetërore kundër kundërshtarëve politikë.
Sipas Blushit, edhe pas dy vitesh hetimet për atë që ai e quan një akt kriminal nuk kanë përfunduar, ndërsa Meta vijon të mbahet në izolim.
Në reagimin e tij, Blushi akuzon gjithashtu kryeministrin Rama për kontrollin e institucioneve dhe u bën thirrje qytetarëve të kundërshtojnë qeverinë, duke e cilësuar situatën si një betejë për lirinë dhe të ardhmen e vendit.
Reagimi i Tedi Blushit:
Si sot, dy vite më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në vend, u rrëmbye nga banditë të maskuar dhe të armatosur, përmes një operacioni kriminal të urdhëruar nga Edi Rama dhe të vënë në jetë nga Ergys Agasi, Ilir Proda dhe Vilson Bala.
Sot dy vite nga ai rrëmbim mafioz (i çertifikuar si i tillë edhe me vendim gjykate) që tronditi opinionin vendas dhe ndërkombëtar, Prokuroria politike ende nuk na përfunduar hetimet për këtë akt terrori shtetëror. Ende pas dy vitesh nuk ka autor dhe nuk ka përgjegjës.
Sot dy vite, që Ilir Meta mbahet në izolim ekstrem, me zero prova penale kundër tij, thjesht dhe vetëm si kundërshtar politik i Edi Ramës, i cili urdhëroi arrestimin, realizoi rrëmbimin, hetimin, burgimin dhe po vijon me gjykimin në errësirë.
Standardet e rrëmbimit janë identike me standardet e hetimit, paraburgimit dhe gjykimit.
Ky rrëmbim terrorist u krye me qëllimin e vetëm për të goditur rëndë pluralizmin politik, për të rrëmbyer zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe për të terrorizuar, jo vetëm anëtarëtat e Partisë së Lirisë, por opozitën dhe gjithë kundërshtarët e regjimit.
Si sot, dy vite më parë, u zyrtarizua rrëmbimi i kundërshtarëve politikë, me banditë të maskuar dhe të armatosur, si manual pune i Narkoshtetit, që vijon të rrëmbejë studentë, protestues dhe zëra kritikë kundër regjimit.
Të gjithë në këmbë për të shporrur me çdo çmim bandën mafioze dhe kreun e bandës, Edi Rama, që ka kapur për fyti të gjithë shtetin.
Dita e çlirimit të Shqipërisë nga ky sekt i urryer, pa fe dhe pa Atdhe, është më pranë se kurrë.
Kjo është beteja finale për ekzistencën e kombit tonë, në ballë të së cilës është rinia, e ardhmja!
TRIUMFI I LIRISË ËSHTË I PASHMANGSHËM!
ME ÇDO ÇMIM DHE SAKRIFICË!









Komente
Komento