Doktorët meksikanë kanë arritur të heqin një masë tumorale që peshonte 15 kg nga trupi i një fëmije vetëm 2 vjeç. Masa tumorale peshonte më shumë se vetë fëmija.
Vogëlushi i quajtur Jesus Rodriguez, nga Durango kishte lindur me këtë masë tumorale e cila sa vinte e rritej duke u shtrirë nga sqetulla deri në ije. Operacioni u krye para dy javësh dhe skuadrës prej 8 kirurgëve i është dashur një punë prej 10 orësh për të hequr masën tumorale.
Doktor Hernandez tha se ishte hera e parë që mjekët meksikanë arrinin të hiqnin një masë tumorale që peshonte më shumë se vetë pesha e trupit të pacientit.
/Shqiptarja.com