Dy vjet burg me kusht kryetarit
të Prizrenit  Ramadan Muja

Dy vjet burg me kusht kryetarit<br />të Prizrenit  Ramadan Muja
PRIZREN- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. Muja do ta ketë gjithashtu të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh, çfarë e çon Prizrenin në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse vendimi konfirmohet edhe nga Shkalla e Dytë e Gjykatës, raportojnë mediat e Kosovës.

Edhe pesë zyrtarët e tjerë janë dënuar me kusht. Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht.

Kryetari i rizgjedhur i Prizrenit vetëm 2 muaj më parë është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së.

Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj