Dy vjet pas takimit të parë, Daçiç
"Dialogu me Kosovën do vazhdojë"

Dy vjet pas takimit të parë, Daçiç<br />"Dialogu me Kosovën do vazhdojë"
Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiç tha se Serbia do të vijojë bisedimet me Prishtinën zyrtare, por jo me këdo që do të caktojë qeveria e ardhshme e Kosovës, kjo pas pretendimeve të fundit të ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Unë theksoj se Serbia dëshiron të vijojë dialogun dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve me Kosovën”, tha Daçiç, i cili që nga 19 tetori 2012 ka filluar një proces dialogu me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi duke thënë se për këtë është takuar plot 40 herë.

Por që dialogu të vazhdojë, Daçiç kërkon uljen e tensioneve politike në vend, respektimin e komunitetit serb dhe krijimin e shoqatës së komunave serbe, proces i ngecur. Kreu i diplomacisë serbe tha se Serbia, e etiketuar nga Kosova si shkaku i krizës, është vlerësuar nga BE për kontributin e saj në dialog, çka thuhet edhe në raport-progreisn e fundit të Komisionit europian.

Nga ana tjetër, Daçiç shtoi se po punon për vijimin e dialogut me qeverinë e Kosovës, duke e ironizuar për bllokadën politike dhe institucionale. “Nuk mund të presim rezultate të mëdha nga ata që që nuk po arrijnë dot dialogun politik”, tha ministri serb duke shtuar se menjëherë sapo të formohet qeveria e Kosovës, do të vijojë edhe procesi i dialogut në nivelin më të lartë. Sipas tij, e gjitha kjo po bëhet pasi është në interes të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme