Përplasjet dhe tensionet e tre viteve më parë mes të djathtëve, qytetarët nuk i kanë harruar. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmi i godinës nga ish-kryeministri Sali Berisha.

E së fundmi një fragment aspak të këndshëm nga ajo kohë ka sjellë së fundmi avokati, Genc Gjokutaj.

Teksa ka publikuar një foto ku shihen dyert e “shtëpisë së demokratëve” të blinduara, Gjokutaj shkruan se Partia Demokratike nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn me “shokë” të cilët asokohe ishin pozicionuar në mbështetje të ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

“Kjo eshte vendngjarja! Qe edhe nese dikush mund ta kete harruar dje ne primare do ti shfaqet dhunshem ne 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kesaj vendngjarje!  Berisha nuk u lirua prej tyre por u arrestua me ndihmen e tyre! Harresa eshte gjumi i vdekjes! Kujtesa eshte ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve te vertete”, shkruan Gjokutaj.agron

Më 6 janar të vitit 2022 selia blu u blindua. Dyert e hekurit u instaluan, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili asokohe lajmëroi se më 8 janar 2022 do të futeshin me forcë brenda selisë së demokratëve për të nxjerrë me dhunë Lulzim Bashën.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?