Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë (VIDEO)

Tirane - Diferenca e çmimeve të produkteve të njëjta të ambalazhuara në Itali dhe në Shqipëri është tepër e dukshme. Nëse në Shqipëri frutat dhe perimet, mishi i freskët dhe peshku kushtojnë më pak se në Itali nuk ndodh kjo me produktet e konservuara.

Në Shqipëri i njëjti produkt në të njëjtin supermarket mund të kushtojë 2 deri në 3 fish më shumë sesa në Itali.

Një çift të rinjsh italianë, influencer në Instagram kanë nxjerrë në pah pikërisht këtë diferencë të çmimeve duke bërë pazar tek i njëjti supermarket, por njëri në Itali dhe tjetri në Shqipëri.
Kanë blerë të njëjtat produkte të ambalazhuara si qumështi dhe çokollata, por ndërsa në Itali për 4 produkte kanë shpenzuar 19,42€ në Shqipëri kanë shpenzuar 26,28€ dhe diferenca nuk është pak por 6.6 euro

"Të gjitha detajet Shpenzimet në Itali vs Shqipërisë 
Fundjavën e kaluar ishim në Itali dhe sigurisht duhej të blinim disa gjëra!
Kështu shkuam në të njëjtin supermarket në Tiranë për të kuptuar edhe ndryshimin e çmimeve...
Nuk mund ta besonim"

Sa kushtuan blerjet ne te njëjtin supermarket por njëri në Shqipëri e tjetri në Itali?
Italia
- 3 latte veg: 4,97
- 2 bresaola tot: 4,98€
- 2 salmone tot: 7,98€
- spatzle: 1,49€
TOTALE: 19,42€
Albania
- 3 latte veg tot: 6,66€
- 2 bresaola tot: 5,18€
- 2 salmone tot: 11€
- spätzle: 2,29€
TOTALE: 26,28€

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/12/2024 02:00

    Eshte e natyrshme qe nje import te kushtoje me shume se ne Itali,a nuk themi /Kripa e lire ne Durres,por e ha qeraja rruges/?! Problemi ne Shqiperi eshte kostoja e jeteses kundrejt te ardhurave per fryme.

    Përgjigju
  • Flori: 09/12/2024 00:49

    Po normale qe do jen me shtrenjet se ne itali... se ai qe e bje nga italija deri ne shqiperi ka disa kosto transport dogan lloj lloj taksash derisa te dal ne market

    Përgjigju
  • Kondi: 09/12/2024 00:31

    Çmimet kanë vite që rriten articialisht me nga 1-2 lek në muaj. Si puna e bretkosës në ujë të ngrohtë kemi përfunduar. Dhe shteti rri e bën sehir se i intereson "niveli i jetesës" në grafiqet që valvit nëpër evropë. Sala i mori me piamidat ky po i mer me oligarkët. Keni dëgjuar të bëjnë ndonjë punë ata tek Autoriteti i konkurrencës? Normale që jo! Vetëm këtu nuk ka punë për ta. Vetëm në Vendet e tjera ndodhin shkeljet dhe abuzimet.

    Përgjigju
  • E.83: 08/12/2024 16:48

    Malli i konservuar vjen nga Italia. Kuptohet që do kushtojë më shumë se jashtë,pasi vjen nga jashtë

    Përgjigju
    • Bardhoku: 08/12/2024 21:58

      Po flasin per te njejten supermarket. Ne qofte sa ai, e merr nje produkt ne Itali tek prodhuesi me 1€ normal se è shet me 1,50€ Por ta sjelle né Shqiperi nuk e merr 1,50€ Apo e kam gabim?

    • Tasimi: 08/12/2024 19:45

      Ta mbeshtes mendimin trasporti nuk esht falas po prap cmimet jan te larta krahasim me rrogat

    • Tironsi: 08/12/2024 18:02

      Nuk eshte e vertete. Eshte thjesht marzh fitimi i larte. Ja ben shume mire CONAD kur gjen budallenj qe shkojne dhe blejne atje.

  • arben: 08/12/2024 16:46

    Bravo shqiptarja.com ta lexoj kryeminstri qe te heqi tvsh per ushqimet t pakten.

    Përgjigju
  • TONI: 08/12/2024 16:26

    Konadi ,por çmimet në përgjithësi në Shqipëri jan shumë të shtrenjta në krahsim me Italinë ose Greqinë

    Përgjigju
  • La verita: 08/12/2024 14:42

    Shumë e vërtetë..,po po e hidhur!.. çmimet në SuperMarket në Shqipëri janë skandaloze! T'a lexojë edhe KryeBeu i Albanistanit!

    Përgjigju
  • Niku: 08/12/2024 14:36

    Nje pyetje per kryeministrin qe thote: me nje rroge 1500€ ne Itali nuk te ngel asgje ne fund te nuajit. Dakort, e besoj. Po ne Shqiperi me keto çmime arrihet te kursehet ne fund te muajit? Duke paguar qera, kuptohet:)

    Përgjigju
  • Bim: 08/12/2024 13:34

    Shume çudi qe produktet italiane Shqiperi kushtojn me shume se ne Itali. Kujt ja kishte marre ne mend. Çudi çudi

    Përgjigju
    • Kaci: 08/12/2024 14:36

      Ku e pe qe jane produkte italiane o patronazhist ?! Spatzle cfar eshte o buf

  • Ben: 08/12/2024 13:19

    Paskan blere productet qe kane diferencen me te vogel.Problemi eshte se ne Shqiperi qeveria nuk e rruan fare,po fare fare.Stimulon me togfjalshin "treg i lire" ku nderkohe ka shume mekanizma qe ti veje fre ketyre çmimeve abuzuese.E kujtoni ne Usa,kur nje shqiptar,Martin Shkreli,pasi mori eksluzivitetin e nje ilaçi,e rriti çmimin dhe shteti ja gjeti zgjidhjen menjehere,e plasi mrena nja 8 vjet,dhe ilaci shkoi perseri ne çmimin qe ishte.K Ne shqipni tregtaret bejne gallate,shteti i sheh dhe tallet me njerzit,popullin.

    Përgjigju
  • Mondi: 08/12/2024 13:14

    Po edi rama po ul borxhin ne kurriz te shqiptareve.ka mbi 5vjet qe shqiperia eshte bere me e shtrnjte se italia. A e dini pse!? Sepse shqiperia ka vetem industri droge.po te ishin pare djerse nuk shperdoroheshin parate. Prandaj ata qe e nxjerrin paren me djerse ikin sepse nuk paguhet djersa dhe dija ne shqiperi por I forti I pa ditur qe tregeton kokain

    Përgjigju
  • Lala: 08/12/2024 13:13

    Prandaj NUK blejm te Conad ne shqiptaret daku

    Përgjigju
  • Endri: 08/12/2024 12:44

    Ok, me materiale qe dihet jane import ne Shqiperi dhe per produkte qe nuk konsumohen cdo dite. Provo materialin e persitshem e shohim ku jemi. Nje darke ne nje restorant notmal te Romes, antipaste, nje filet dhe nje gote vere, pagova 50Euro. Sa shkon kjo ne Shqiperi psh?

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 08/12/2024 12:43

    Moa ja fusti kot , ku I keni gjetur keta bloger se Italianet per te mbrojtur vendin e tyre genjejne nje tono totale eshte gati 13 E.ne qe jetojme ketu kur shkojme ne supermarket dy kacate bejne 20 E buka eshte 400 g dhe kushton 4 E

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/12/2024 19:43

      Bako o Bako me duket se po flet kot ti qe thua nuk jeton ne Itali ne qofte se jeton me dergo fjale ne cfar quieti jeton dhe shkojme bashke I shikojme , por ne shqiptaret jemi armiq te vete vetes shajme vendin tone .po je burr tregohu se je me te vertete i tille me te vertete une jam grua por jam si burr qe ta numero ne lule te ballit .langaraq une nuk di te genjej.

    • Bako: 08/12/2024 16:16

      Mara a Mara. Leri gomarlleqet se nuk je e vetmja qe jeton ne Itali.Jemi mbi 700 mije. Shumica e ushqimeve ne supermarketet Italiane jane me lire se ne supermarketet Shqiptare.Nuk gezohemi per kete, por ama duhet ta pranojme.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg