Biznesmeni Gjergj Luca ka zgjedhur një mënyrë unike për të uruar Krishtlindjet dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj popullit italian: një këngë dedikuar kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Në këngë theksohen marrëdhëniet e mira mes dy popujve. Ndërsa, vetë biznesmeni Luca shkruan për lidhjet historike mes dy popujve dhe rolin e Italisë në momentet më të vështira për shqiptarët, si pritja gjatë eksodit masiv të vitit 1991.
"Ndoshta italishtja ime nuk tingëllon aq bukur por fjalët që më dalin nga zemra janë të sinqerta. Në këtë prag Krishtlindjeje urimi më i mirë i familjes Luca dhe familjes së madhe Rozafa për popullin vëlla italian, vjen me një këngë të ndjerë në respekt të asaj çka Italia ka bërë për ne shqiptarët 500 vjet më parë me mikpritjen e arbëreshëve dhe 467 vjet më pas me eksodin e madh të vitit 1991. Falënderimi është pak, dashuria është shumë", shkruan Luca.
Duke iu drejtuar Giorgia Melonit, ai thekson: “Ne jemi dy brigje, në të njëjtin det. Dikur Italinë si dritare e shihnim, kur dolëm një ditë nga ferri, na pritët krahë hapur.”
Kjo këngë është një urim i veçantë që kujton lidhjet e forta historike që bashkojnë dy popujt.
Kujtojmë, që Luca ka hapur në Shëngjin një lokal të veçantë dedikuar kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Hajde hajde knejt se ti bojn mir llogarit knejt nga Italia je msu anejt ti tu bo pall ariu nuk pagu as taksa asigjo hajde i her knejt nga Italia te shofim sa do heci biznesi
PërgjigjuNe kemi persona servil si ky,që i ulin dinjitetin popullit dhe vëndit.Italianët jan popull që sepektojnë veten,kulturēn e tyre,dhe mbrojnë me forcë dinjitetin e tyre,pēkundrazi,i pērbuzin servilat.
PërgjigjuKy plasi t'i vije Meloni! Ne fillim hapi lokalin me emrin e saj,e tani i ngriti kenge.Eshte apo nuk eshte akt i sforcuar?!
PërgjigjuMa gjej nje burre qe nuk do qe ti vije Meloni per vizite or teeeejjjjj