Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale nga Dhërmiu.
Rama ndodhet në një restorant dhe në video bisedon me pronaren e restorantit si dhe me një çift nga Kosova.
Këta të fundit shprehen se jetojnë prej 38 vjetësh në Gjenevë të Zvicrës, megjithatë vijnë çdo vit në Shqipëri për pushime.
“Përshëndetje nga Panorama këtu në Dhërmiun magjik. Ja heroina e punës, ja dhe … hero nuk je ti, por po punon për t’u bërë. Ja dhe ky i vogli tani. Si jeni këtë vit?”, pyet Rama zonjën e restorantit.
“Shumë mirë, shumë më mirë, dyfishi i vjetshëm, edhe mos më shumë”, thotë ajo.
“Këtë e thonë të gjithë, po janë disa që nuk u mbushet mendja, apo ç’tu bëjmë atyre?”, e pyet Rama.
“Po ka dhe ashtu dhe kështu, ça të bëjmë “, thotë ajo me humor.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Rama: Mendje, mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan… Ja dhe Kosova që thonë që kanë ikur.
Turistët nga Kosova: Jemi këtu! Gjithmonë do të jemi këtu. Nga Prizreni, 38 vite në Gjenevë, gjithmonë në Shqipërinë tonë të dashur, tan nga Himara në Vlorë
Rama: Çdo gjë në rregull
Turistët nga Kosova: Çdo gjë në rregull, më shumë se në rregull.
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
81.2%
-
Jo
11.1%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues
8 Shtator, 20:22
-
Eduard Zaloshnja: PD-ja do të marrë aq mandate sa më 1997?
8 Shtator, 17:39
-
'Plas' te Kosova, përjashtohen tre yjet e ekipit! Mediat: Tentuan të fusin femra në hotel
8 Shtator, 15:42
-
Asambleja e PS, Opozita: I vetmi që nuk ndryshon është Rama! Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997! Teatër i shëmtuar që riciklon veten
8 Shtator, 14:26
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike
8 Shtator, 12:01
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rama: Politikë me një vdekje tragjike, ne nuk as mbrojmë ministrat! Një prokurore e paaftë bëri politikë, jo hetim të paanshëm
8 Shtator, 11:33
-
Shtatori nis me fluks turistësh në bregdetin e Vlorës! Italianët ‘besnikë’: Plazhe shumë të bukura
8 Shtator, 08:33
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Sveçla: Serbisë po i dështon 'shkolla ruse' për destabilizimin e Kosovës
7 Shtator, 21:55
-
Vlorë/ Sherr mes dy të rinjve, njëri përfundon në spital! Arrestohet tjetri
7 Shtator, 21:21
-
Vlorë/ Zjarr në malin e Shashicës në Tragjas, era favorizohen përhapjen e flakëve
7 Shtator, 21:16
Meqe ke punuar dyfishin dmth do paguash dyfishin e taksave ne krahasim me vjet. Apo shqiperi hesapi her me PD here Ps mjafton te kapesh cfare te kapesh
Përgjigju