Diskutimet pa praninë e kamerave në Asamblenë e Partisë Socialiste të shtunën kanë qenë me tone të tensionuara. Gazetari Kujtim Topuzi shprehet për “Repolitix” në Report Tv se kryesocialisti Edi Rama e ka vënë theksin te mungesa e unifikimit dhe reagimeve lidhur për protestën.

Madje, ai u ka thënë disa socialistëve se “janë kënaqur” nga reagimet negative që ka marrë Taulant Balla, i cili ka postuar vazhdimisht për protestën.

“Në këtë mbledhje, e cila ka qenë një prej mbledhjeve me tone më të larta ndonjëherë në Partinë Socialiste, në mos më e tensionuara prej të gjithave, Rama i ka kërkuar llogari pjesës më të madhe të anëtarëve të Asamblesë për mosmbështetjen dhe mosunifikimin e të gjithë anëtarëve socialistë. Në lidhje me protestën, ka një batutë që e ka thënë. Ne e dimë të gjithë që Taulant Balla ka qenë një prej protagonistëve më të spikatur në kundërshtimin dhe anatemimin e protestës, sidomos me postime në Facebook. Rama, për shembull, u është drejtuar disa anëtarëve të Asamblesë dhe u ka thënë: Ju jeni kënaqur nga ato komentet negative që ka marrë Balla në Facebook për shkak të kësaj. Ideja e kryeministrit ka qenë që nuk kanë qenë të unifikuar dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur”, tha Topuzi.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS ‘dëboi’ Spiropalin? Erion Malaj: Çështje të brendshme të familjes! Vota e deputetes për buxhetin 2027, zv.kryetari i grupit: Jemi të gjithë socialistë