Dyfishohen eksportet e
prodhimeve bujqësore me Serbinë

Raporteve tregtare me Serbinë pritet t’i shtohet edhe një element domethënës ai i krijimit te Dhomës se Tregtisë në Tiranë. Propozimi ka ardhur nga biznesmenë serbë por njëkohësisht është mirëpritur edhe nga autoritet shqiptare  si pasojë e rritjes së shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve tona. Dhoma do të konkretizohet me 14 tetor kur edhe do të zhvillohet në Nish takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas agjencive serbe të lajmeve B92 dhe Beta kreu i Dhomës Serbe të Tregtisë, Marko Cadez ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë si pjesë e përgatitjeve për të organizuar forumin Serbi-Shqipëri. Krijimi i shoqatës së përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave të tjera të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që ndërtimi i autostradës nga Nishi për në Merdar dhe që lidhet me Rrugën e Kombit shihet si një mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe për më shumë bashkëpunim midis kompanive serbe dhe shqiptare.

Muajt e fundit shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona kanë njohur një rritje të ndjeshme sidomos eksportet e prodhimeve bujqësore. Në bazë të dhënave të INSTAT eksportet e fruta- perimeve pothuajse janë dyfishuar në muajt e parë të 2016 në krahasim me 2015. Vetëm në 6 mujorin e parë eksporti i fruta perimeve drejt Serbisë kap një vlerë prej 1.1 miliard lekësh por eksportet me Kosovën të prodhimeve bujqësore kanë pësuar ulje. Sipas të dhënave të INSTAT Eksportet e perimeve dhe frutave me Serbinë u dyfishuan ne 6 mujorin e pare të këtij viti krahasuar me te njëjtën periudhe te viti të shkuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës