Harry Kane nuk ka shënuar në ndeshjen e sotme për Tottenham, teksa fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Huddersfield.

Lavdinë sot e ka marrë koreano-jugori Son, që ka shënuar të dy golat dhe tashmë Tottenham ngjitet në vendin e tretë në renditje dhe pjesëmarrja në Champions League sa vjen e bëhet më e sigurtë.

Son shënoi golin e parë në minutën e 27-të, duke Son shënoi golin e parë në minutën e 27-të, duke çliruar vendasit. Kane pati 2 raste të mira për të shënuar, por nuk ia arriti. Tottenham merr frymë lirshëm në 54’, ku është sërish Son që shënon. Mbetet në fuqi 2-0 dhe Tottenham sheh tani ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Juventus.

e.gj/Shqiptarja.com