Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?

Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?

Operatorët e shqyrtimit të aplikimeve në KQZ

Nga momenti që një emigrant kërkon të regjistruar si votues nga jashtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 5 ditë kohë, për t’iu përgjigjur, me pranim të aplikimit apo refuzim të tij, shoqëruar me argument të detajuar për arsyen dhe gjithashtu me ftesën për të riaplikuar pas korrigjimit të pasaktësisë. Me fluksin e lartë, 16 mijë aplikime që nga 11 janari, KQZ është nën tension për tu përgjigjur brenda afatit kërkesave të emigrantëve.

Vetëm 2400 kanë marrë përgjigje pozitive, mbi 400 të tjerë janë refuzuar, dhe mijëra kërkesa të tjera të emigrantëve të tjerë janë ende pa shqyrtuar, shumicat e të cilave kanë paqartësi të të dhënave.

“A i jep dot dum KQZ-ja brenda afatit?”, pyeti Helga Vukaj nga komisioni Rregullator.

Nën presioni kohe, stafi prej 22 personash është veçanërisht për 1500 persona të cilët kanë aplikuar ditën e parë, e që më 16 janar, duhet patjetër të kenë një përgjigje.

KQZ tregoi disa prej gabimeve kryesore që kanë bërë shqiptarët e diasporës.

“Zgjedhësit në Itali kanë ngarkuar për provë adresë ID italiane. Vetëm faqja e parë ka ardhur me foto. Ndërkohë adresa ndodhet në faqen e dytë. Kemi qindra raste të tilla. Po nga Italia ka problem që për adresë sjellin si provë patentën, ajo nuk e ka adresën. Ka qytetarë që kanë ngarkuar fatura të blerjeve të produkteve online, kjo nuk lejohet. Nga Anglia kanë ngarkuar lejen e qëndrimit, ajo nuk ka adresë, ose pasaportë të huaj që nuk saktëson adresën. Na kanë nisur foto të zarfeve të postave me adresa e emra, por nuk është dokument publik. Kanë ngarkuar dokumente që nuk janë në emër të zgjedhësit”, shpjegoi Jona Josifi, Drejtore e Votimit nga jashtë.

Në Komisionin Rregullator pati debate, sepse KQZ nuk ka pranuar si provë për adresën e banimit, dokumente pronësie në emër të anëtarëve të tjerë të familjes.

“Bashkëshorti kryefamiljar bën kontratat. Janë në emër të tij. Ju penalizoni familjarët e tjerë që jetojnë po aty?”, tha Vukaj

Anëtari i rregullatorit, Muharrem Çakaj kritikoi Partinë Socialiste për zyrat që ajo ka hapur nëpër diasporë, e që ndihmojnë emigrantët të aplikojnë.

“Peleshi hapi zyrë për të asistuar regjistrimin. Është shkelje? Ne nuk kemi kontraktuar asnjë parti. Është individual procesi. Është blerje vote? KQZ duhet ta ndalojë urgjent këtë praktikë”, tha Çakaj.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 15/01/2025 17:38

    Na kerkohet adresa e shtepise ku femijet e mi jane residente ne shtepine time ne emrin tim ku ta gjejne residensen ne emrin e tyre

    Përgjigju
  • genti: 15/01/2025 16:44

    pershendetje.sot bëra aplikimin nga italia sot mora aprovimin.si dokumente kerkohen vetem pashaporta dhe certificato di residenza .nepermjet aplikacionit sihte e thjesht.por eshte e vertet qe emigracioni ka probleme me dokumentat dhe certifikatat.nese i ke aprovimi eshte i thjesht.nese nuk i ke eshte normale qe mos te pretendosh te votosh.brezi i ri ska nevoje per qendra asistence partiake,e gjen infon online nese do.moshat e treta ndoshat po,por jo per asistencat partike kuptohet:))

    Përgjigju
  • artan: 15/01/2025 16:27

    se kuptoj pse doni vertetim adrese ,une jam shtetas shqipetar edhe ne afrike ,thjesh rregjistroni shqiptaret qe banojne jashte shqiperie duke i kerkuar ku ta dorzojne fleten e votimit,thjesht paster bukur,,pastaj po ata qe jane ne angli gjysma jane pa dokumente,ca sjan shqiptare ata ,prandaj fitoni ju ne shqiperi se votoni njoni tjetrin

    Përgjigju
    • Po: 15/01/2025 16:57

      Po ku ta nis zarfin nese nuk vertetohet adresa?

  • Dorian Ndoci: 15/01/2025 15:53

    Pershendetje, Aplikacioni irregjistrimit per voten,per shqiptaret qe jeton jasht shtetit,nuk fuksionon eshte thjesht mekanizem pa zgjidhje dhe do te thote ekontrolljn administrator te manipuluar,qellimi iketyre eshte te qorjentoin, publikun?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ Demaila: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë

21 janari/ Demaila: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë