Kombëtarja e futbollit ka forcën për t'i bashkuar shqiptarët kudo ku ekipi luan dhe kjo po dëshmohet sërish. Për sfidën e javës që vjen në Andorra (13 nëntor), shumë tifozë shqiptarë duan të jenë në " Nou Estadi d'Encamp" të Andorrës, por po hasin probleme me biletat.
Me kapacitet vetëm 5.108 ulëse, përqindja që u takon kuqezinjve është e vogël dhe për këtë shqiptarët kanë nisur të blejnë bileta në zonën e vendasve. Ka qenë Federata e Futbollit e Andorrës që në një komunikatë zyrtare ka shpjeguar se ka ndryshuar shitja e biletave, duke qenë vetëm për rezidentët dhe tifozët vendas.
Megjithë vështirësitë e hasur kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë siguruar një biletë në stadium, ndërsa FSHF duket se biletat për tifozët e Kombëtares nuk do i shpërndajë për "Tifozat Kuq e Zi", pas përplasjeve mes palëve gjatë muajve të fundit.
Nëse Shqipëria fiton në Andorra dhe Serbia humbet kundër Anglisë në "Wembley", kuqezinjtë edhe matematikisht do siguronin vendin e dytë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, duke siguruar një vend në play-off.
Diçka e tillë ka sjellë një kërkesë të lartë nga kuqezinjtë për të qenë dëshmitarë në stadium, por që janë frenuar nga Federata e Futbollit të Andorrës.
ANDORRA-ALBÀNIA
— Federació Andorrana de Futbol (@Fedandfut) November 5, 2025
?️ Entrades disponibles i limitades només per a andorrans i residents!!
?? Vols venir a l’Estadi a recolzar la teva selecció? Envia el nom, cognoms i número d'identitat de les persones que vulgueu venir a [email protected] i te les enviem!
??❤️ Som-hi… pic.twitter.com/YfEHZrhSxQ
Komente









Bravo ju qofte qe shkruani per kete problematike te hasur me biletat. FSHF nuk ben asnje lloj transparence me pjesen e biletave te tifozerise shqiptare. Dje federata e Andorres nxorri ne shitje 450 bileta per vendasit qe u blene menjehere te gjitha nga shqiptaret, keshtu qe andorrezet pezulluan direkt shitjen e biletave dhe tani mund te blesh vetem me pasaporte ose rezidence andorreze. Kerrmat e FSHF nuk tregojne se cfare kane bere me pjesen e biletave qe i takon tifozerise mike.
Përgjigju