Taktika e përdorur nga dy të rinj në Ksamil për të trafikuar një sasi lënde narkotike, i ka lënë ato në baltë.
 
Bëhet fjalë për dy 25 vjeçarët, Redon Koni dhe Marjo Meta, të cilët sipas policisë u kapën mbi një dyshek plazhi, në vendin e quajtur "Gjiri i Fikut” në Ksamil, duke harruar siç duket se jemi ende në dimër.
 
Në dyshekun e plazhit policia thotë se u gjetën dhe rreth 2 kilogramë cannabis e mbështjellë me qese plastike, e cila do të trafikohej në drejtim të Korfuzit.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)