TIRANE- Një nga blloqet naftë e gaz mbajtëse në jug të vendit u është dhënë me koncesion kanadezëve të një kompanie të panjohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendun e vet. Ka qenë presidenti i Pennine Petroleum Corporation, një kompani kanadeze e naftës, që ka njoftuar në mënyrë të papritur se ka fituar të drejtën ekskluzive të kërkimit për naftë në bllokun e Velçës.
Blloku në fjalë përfshin një terren tokësor me sipërfaqje prej 620 kilometër katrorë në juglindje të qytetit të Vlorës dhe është identifikuar prej kohësh si një zonë potenciale naftëmbajtëse. Deri tani, ajo mbulohet nga kompania shtetërore Albpetrol, e cila, sipas ligjit, gëzon të drejtën të zgjedhë koncesionarë për ta shfrytëzuar.
Kompania kanadeze deklaron se është shpallur nga autoritetet shqiptare si fituesja në tenderin për të drejtën e eksplorimit në këtë zonë. Tenderi është zhvilluar tërësisht nga Albpetrol, ndërkohë që shpallja fituese e kësaj kompanie, është miratuar edhe nga Ministria e Energjisë. Në fakt, ky njoftim nuk është bërë publik nga autoritetet në vendin tonë.
Po, çfarë përfaqëson kompania kanadeze, për të cilën publiku nuk ka asnjë dijeni?
Sipas të dhënave të bursës kanadeze, ajo paraqet shifra shumë të ulta të fitimeve dhe të kuotimit të aksioneve të saj për vitin 2014. Fjala është për një subjekt me performancë tejet negative në ekonominë e Kanadasë, por që arrin të fitojë një koncesion jo të vogël në vendin tonë. Kjo lind pyetjen nëse kompania mund të ketë lidhje me persona me pushtet në Shqipëri.
Sipas studimeve të kryera nga Albpetrol gjatë viteve 1975 deri në 1990 dhe të ripërpunuara nga gjigandi britanik Premier Oil në vitin 1998, rezulton se në këtë bllok mund të ketë një rezervë nafte që varion nga 14.2 deri në rreth 70 milionë fuçi. Blloku i Velçës është një nga 13 zonat e lira tokësore dhe detare që qeveria shqiptare ka identifikuar si zonë potenciale naftëmbajtëse.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Por përtej konjukturës të pafavorshme në rang global, hidrokarburet sërish mbeten një nga sektorët që vazhdojnë të thithin pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë dhe që mbajnë peshën kryesore në eksportet kombëtare.
Në këtë kuadër, nuk kuotphet se përse ministria e Energjisë dhe Industrisë është mxituar t’i japë të drejtën e përdorimit të burimeve të rëndësishme natyrore një subjekti të panjohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe të kuotuar në nivele shumë të ulta në vendin e vet, me të ardhura rreth 30 mijë dollarë kanadezë vitin e kaluar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com