Dyshime për bombë në 'Parkun e Princave' në Paris, telefonata që alarmoi autoritetet para PSG - Marseille

Dyshime për bombë në 'Parkun e Princave' në Paris, telefonata që alarmoi autoritetet para PSG - Marseille

PSG - Marseille

PARIS - PSG fitoi 4-0 kundër Marseille në fundjavë, në ndeshjen Klasike të futbollit në Francë. Përpara ndeshjes, një telefonatë alarmoi autoritetet në Paris, me një person që tregoi se do vendoste bombë në stadiumin "Parku i Princave" dhe do ta shpërthente gjatë ndeshjes.

Kërcënimi u bë vetëm disa minuta para fillimit të takimit, me policinë që konsideroi fillimisht edhe shtyrjen e duelit. Pas hetimeve të shpejta, policia ia doli të zbulojë origjinën e telefonatës dhe të arrestojë të dyshuarin.

Nuk dihet nëse personi përgjegjës kishte në plan vendosjen e bombës, me policinë që ngriti dyshime se kërcënimi nuk ishte me bazë. Nga kontrollet e kryera nuk është gjetur asnjë mjet që mund të sillte dëme apo një akt terrorist.

Kujtojmë se në Paris ka pasur shpeshherë kërcënime të shpeshta gjatë eventeve sportive, për shpërthime të mundshme dhe akte terroriste.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër