Dyshime për dërgimin e dronëve për mbikëqyrjen e armëpushimit në Ukrainë

Një zyrtar i qeverisë gjermane shprehu dyshime për dërgimin e dronëve të propozuar në OSBE për mbikëqyrjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës, pikërisht sepse këto aparate nuk mund ta përballojnë të ftohtin.

"Dronët gjermanë të tipit "Luna" kanë një problem teknik", theksoi Gernot Erler, koordinatori qeveritar i ngarkuar për bashkëpunimin me Rusinë dhe Azinë Qendrore, pyetur nga radio "DeutschlandFunk" ndërkohë që e përditshmja "Bild" zbuloi sot se aparatet nuk mund të përballonin temperatura më të ulëta se -19 gradë Celsius.
"Gjatë dimrit ukrainas, temperaturat në lartësitë e fluturimit të dronëve, 3 000-5 000 metra, janë shumë të ulëta", theksoi e përditshmja. Në faqen e tij të internetit, prodhuesi i dronit, gjermani EMT, e shfaq si të përshtatshëm për çdo kohë.

"Kjo është arsyeja pse propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për t'i dërguar ishte projektuar që në fillim që të zgjaste deri në fund të vitit", konfirmoi ai ndërkohë që asnjë limit kohe nuk ishte përmendur në komunikatën e qeverisë për këtë çështje.

Përveç të tjerave, shtoi Erler, dërgimi i këtyre dronëve përbën probleme të mëdha juridike dhe politike që nuk mund të gjejnë zgjidhje të shpejtë. Kam shumë dyshime për zbatimin e këtij projekti", nënvizoi zyrtari duke shtuar se deri tani pengesat nuk janë kapërcyer.

Gjermania dhe Franca i propozuan zyrtarisht OSBE-së dërgimin e dronëve për mbikëqyrjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

ATSH

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij