Dyshime për korrupsion, bastisen zyrat e Olimpiadës 'Paris 2024'

Dyshime për korrupsion, bastisen zyrat e Olimpiadës 'Paris 2024'

Paris 2024

FRANCË - Selia e Organizatorëve të Olimpiadës "Paris 2024" është bastisur sërish nga prokuroria financiare kombëtare e vendit. Shkak janë bërë shqyrtimet e firmave të menaxhimit të olimpiadës, pjesë e një hetimi në vazhdim, dyshuar për favorizim të firmave të veçanta në dhënien e tenderave.

Sipas AFP, kjo është hera e dytë që hetuesit francezë kryejnë një bastisje në selinë e organizatorëve të Olimpiadës "Paris 2024" dhe Komitetit Organizativ të Lojërave Paraolimpike. Kjo vjen pas një bastisjeje në qershor në zyrat e Komitetit Organizativ dhe ato të Solideo, kompania përgjegjëse për punimet e ndërtimit Paris 2024.

Raportet e lajmeve thonë se hetuesit bastisën gjithashtu shtëpitë e shefit ekzekutiv të Paris 2024, Etienne Thobois dhe drejtorit ekzekutiv të operacioneve të Lojërave Edouard Donnelly, megjithëse asnjë zyrtar nuk përballet me akuza kundër tyre. Organizatorët e Paris 2024 konfirmuan se ata vunë në dispozicion të prokurorisë financiare të gjithë dokumentacionin që kërkoi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë