Dyshime për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni në hetim nga SPAK! Qytetarët denoncuan se u premtoi punë në këmbim të votave

TIRANË- Një tjetër kryebashkiak është nën hetim në SPAK për blerje votash. Prokuroria e Posaçme po heton kryebashkiakun e Këlcyrës Klement Ndoni, pasi akuzohet nga qytetarë të Këlcyrës se ka ofruar favore dhe para në këmbim të votës. Prokurori Olsi Dado, i cili ka marrë në dorëzim procedimin penal nr.178 i vitit 2023, ka marrë disa persona në pyetje ndërsa sot në SPAK është paraqitur një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun ne 14 maj.

Të mërkurën e kaluar prokurori pyeti një të moshuar 75-vjeçar për të cilin Report Tv mëson se ka deklaruar se përpara zgjedhjeve të 14 majit funksionarë vendor në Bashkinë Këlcyrë, i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe punësim të djalit të papunë në këmbim të votave të familjes së tij për kandidatin socialist për Klement Ndoni.

Sipas denoncuesit Agim Bakushllari, episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Klement Ndoni mori më 14 maj 2023 mandatin e katërt në krye të Bashkisë Këlcyrë. Ai rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik.

Kujtojmë se një javë më parë ishte kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili i mor është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, ndërsa në GJKKO vijon procesi për Fredi Belerin e Himarës, edhe ky nën akuzë për blerje votash.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!